Ilir Meta: “Në themelet e Evropës së Bashkuar qëndrojnë vlerat antifashiste të popujve që luftuan për liri”

ilir-meta-3Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, vendosi një kurorë me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri” në nderim të kujtimit të dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e atdheut. Zoti Meta mori pjesë gjithashtu në ceremoninë e organizuar me rastin e 29 Nëntorit me veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe familjarët e dëshmorëve. Kryetari i Kuvendit theksoi vlerësimin për kontributin e dhënë nga veteranët dhe dëshmorët në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, duke nënvizuar se ky nëntor e gjen vendin më afër ëndrrës së tyre për një Shqipëri të çliruar dhe evropiane.

ilir-meta-2“Është kënaqësi që të ritakohemi këtë 29 Nëntor dhe akoma më kënaqësi të vëmë re se në një vit vendi është edhe më i integruar në Evropën e Bashkuar, në themel të së cilës qëndrojnë vlerat antifashiste të popujve të cilët luftuan për lirinë e vendit të tyre, por edhe për lirinë e mbarë Evropës. Ndaj jemi sot për të nderuar edhe një herë kujtimin e të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka, që dhanë jetën e tyre, që dhanë rininë e tyre, për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri demokratike dhe për një Shqipëri evropiane”, – theksoi z. Meta.

Kryetari i Kuvendit shprehu bindjen se anëtarësimi i vendit në BE plotëson edhe idealin e veteranëve dhe dëshmorëve të atdheut.

ilir-metaa-1“Rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian, pas një vlerësimi pozitiv për reformat e ndërmarra në vend për çeljen e negociatave sa më parë të jetë e mundur për anëtarësim, është një tregues i këtij progresi dhe unë jam i bindur se duke vazhduar me këtë rrugë ne e plotësojmë edhe më tej idealin e tyre për Shqipërinë që ëndërruam,” theksoi zoti Meta.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al