Ilir Meta: Nuk ka seancë deri me datë 11 gusht. Vettingu do miratohet sipas afatave

Ilir MetaKuvendi i Shqipërisë nuk do të mblidhet para datës 11 gusht për seancën lidhur me 7 ligjet për çështjen e Reformës në Drejtësi. Kështu ka theksuar sot kreu i Kuvendit, Ilir Meta pas një takimi të gjatë me ambasadoren gjermane në vendin tonë Shutz.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është përshirë sot në një seri takimesh me amabasadorët e huaj në Tiranë sa i takon përshpejtimit të afateve për miratimin e ligjit të vettingut. “Çdo gjë do të ecë normalisht në respekt të kushtetuës. Jemi duke diskutuar për të përcaktuar sa më shpejt mbajtjen e seancës për miratimin e ligjit të seancës për ligjin e vetingut”- thënë Meta.

Prononcimi për mediat i Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta:

Meta, si po shkojnë negociatat me ambasadorët? Për çfarë po diskutoni ditën e sotme, për seancën plenare të ardhshme apo për 7 projektligjet?

Do të kemi një komunikatë për shtyp, besoj se çdo gjë do të ecë normalisht në respekt të Kushtetutës, në respekt të institucioneve dhe të afateve që kemi me partnerët ndërkombëtarë. Jemi duke diskutuar për të caktuar sa më shpejt të jetë e mundur kohën e mbajtjes së seancës së duhur për miratuar ligjin për vetingun dhe ligjet e tjera që janë të domosdoshme.

A do të përfundojë përpara mbylljes së muajit gusht votimi i shtatë projektligjeve ose të paktën të projektligjit të vetingut, meqenëse pati një urgjencë të kërkuar nga ndërkombëtarët?

Që të jemi korrekt, jemi në një proces diskutimesh, edhe me z. Xhafaj si Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, edhe me z. Bylykbashin si Nënkryetar i Komisionit dhe përfaqësues i opozitës, edhe me dy ambasadorët e nderuar, Ambasadoren e Bashkimit Europian, znj. Vlahutin, dhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Lu.

Kemi komunikime të vazhdueshme edhe me kryetarët e grupeve parlamentare. E vetmja gjë që mund t’ju them me siguri është që deri më 11 gusht deputetët mund të jenë të qetë edhe të vazhdojnë me programin e tyre.

Por besoj që këto dy ditë do të jemi shumë më të qartë që të vazhdojmë rrugën e nisur, t’i respektojmë të gjitha afatet që e ndihmojnë Shqipërinë që të marrë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave dhe njëkohësisht edhe që ndihmojnë edhe partnerët tanë, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara, për të filluar angazhimin e tyre në mbështetje të fillimit të reformës dhe fillimit të implementimit të saj.

E vetmja gjë e sigurt mund t’ju them që unë , z. Xhafaj dhe z. Bylykbashi do të bëjmë pushime dimërore. Për datat pastaj, pasi të rakordojmë çdo gjë me konsensus, do t’ju njoftojmë në orët e ardhshme, në dy ditët e ardhshme, atëherë kur ne të jemi të bindur që po shkojmë drejt një seance të suksesshme.

Meta a do të mblidhet komisioni parlamentar për shqyrtimin projektligjit të vetingut. Partia Demokratike ka shprehur sot gatishmërinë për t’u ulur në tryezë që ditën e hënë?

Padyshim edhe unë jam i informuar për përgatitjen e përfaqësuesve të PD-së në komision. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe padyshim që komisioni do të mblidhet. Do të mblidhet në kohën e duhur.

Kjo është përgjigja më e mirë që mund të them sot. Qëllimi nuk është thjesht të mbledhim komisionin, por të kemi një axhendë të qartë nga mbledhja e komisionit deri në zhvillimin e seancës. Mendoj që të gjithë janë të angazhuar pozitivisht edhe i përshëndes për angazhimin tyre.

Burimi:( integrimi.al )

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al