Ilir Meta: “Për LSI-në dhe për Ilir Metën të rinjtë janë të parët”

Është kënaqësi të jenë përsëri me ju në këtë konferencë shtypi të fundit si Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sikurse jua bëra të ditur sot paradite, por duke qenë se gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë përgjegjësia ime kryesore si Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim për të drejtuar procesin e përgatitjeve për zgjedhjet dhe njëkohësisht edhe të listave të kandidatëve për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e ardhshme. Pas mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim kam kënaqësinë që t’ju bëj të ditur listën e kandidateve dhe kandidatëve të LSI-së për qarkun e Tiranës. Ndërsa për qarqet e tjera kjo do të bëhet e ditur më pas nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Braimllari.

Në krye të listës për Tiranës është Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit, Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim.

Numri dy në këtë listë është Kejdi Mehmetaj, nënkryetare e LSI-së, aktualisht deputete.

Numri tre në këtë listë është Floida Kërpaçi, Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim, studente dhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Numri katër është Endrit Braimllari, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, Kryetar i LSI-së Tiranë, ish-kryetar i LRI-së.

Numri pesë do të duhet të ishte Ilir Meta i cili nuk kandidon dot, ndaj do të jetë figura kryesore politike e LSI-së në këtë listë, Kryetari i Grupit Parlamentar Luan Rama.

Numri gjashtë është Klevi Pojana, nënkryetar i LRI-së, student.

Numri 7 është Ardit Çela, nënkryetar i LSI-së të Tiranës dhe këshilltar në Bashkinë e Tiranës.

Numri 8 është Erjona Bixha, përfaqësuese e LRI-së dhe anëtare në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Numri 9 është Ylli Shehu, deputet aktualisht.

Numri 10 është Edmond Rrushi.

Numri 11 është Ralf Gjoni.

Numri 12 është Rea Kotani, nënkryetare e LRI-së.

Numri 13 është Adela Karapici

14 Petrit Vargu

15 Dejana Kallogjeroviç

16 Fiona Dani

17 Kristi Xharau

18 Fatos Kaja

19 Linda Karadaku

20 Kevin Topi

21 Edmond Stojku

22 Ramazan Gjuzi

23 Fatjon Lilaj

24 Ira Vejsiu

25 Tea Islamaj

26 Bora Panajoti

27 Anxhela Poçi

28 Sidiola Basho

29 Rigels Gjikdhima

30 Sara Lleshi

31 Erklent Krifsa

32 Muharrem Berisha

33 Agron Xhafa

34 Gaetano Doçi

35 Amela Shkoza

36 Ana Azizaj

Në tërësi kjo listë në qarkun e Tiranës respekton plotësisht barazinë gjinore, 18 me 18 dhe LRI-ja ka prioritet, pasi 19 kandidatët janë të Lëvizjes Rinore për Integrim nga 36 në total.

Është kënaqësia ime të lexoj këtë listë dhe t’ju uroj suksese të gjithëve, në mënyrë të veçantë kandidateve dhe kandidatëve më të rinj, të cilët janë këtu sepse e meritojnë. Sepse për LSI-në dhe për Ilir Metën të rinjtë janë të parët.

 

Pyetja nga gazetarët: 

Meta, sa e vërtetë është që z. Ylli Manjani nuk është në listë, pasi pak më parë lexova një status të tij ku thotë se nuk do të jetë në listën tuaj dhe që nuk pranon?

Unë nuk komunikoj me statuse, aq më tepër me anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Komunikoj në mënyrë institucionale. Ka qenë në listë, nuk ka pranuar të jetë në listë. Është e drejtë e tij. Është i respektuar në zgjedhjen e tij.

Listat i bëjnë forumet e LSI-së, ku unë vazhdoj të jem kryetar i LSI-së deri në mbrëmje. Secili shqetësimin e tij mund ta paraqesë dhe falënderoj edhe Luan Ramën edhe koleg të tjerë me shumë përvojë dhe me shumë kontribute, të cilët e përqafojnë me bindje sloganin tonë “të rinjtë janë të parët për LSI-në”.

Meta, kjo listë është ndonjë listë surprizë edhe për ne sepse është mbushur me të rinjtë. Çfarë pritmërisë ka LSI-ja me këtë listë që paraqet elektoratit? Ju pas kësaj dalje thatë që nuk do të jeni më kryetar i LSI-së, nga nesër a do të filloni përpjekjet edhe me z. Basha për ta bindur që të hyj në zgjedhje?

Unë kam bërë, do të bëj të gjithë përpjekjet e mia maksimale për këtë çështje dhe shpresoj që edhe faktorët e tjerë të angazhohen maksimalisht, nga Presidenti i Republikës z. Nishani, i cili vazhdon të jetë në detyrën deri në 24 korrik, nga Kryeministri dhe Kryetari i PS-së, z. Rama dhe gjithë faktorët e tjerë do të bëjmë çdo gjë që vendi të ecë drejt një procesi normal zgjedhor. Por për këtë duhet kontributi i të gjithëve.

Absolutisht, unë kam qenë dhe jam shumë optimist për suksesin e LSI-së në këto zgjedhje. Besimi im sidomos te të rinjtë dhe të rejat është i jashtëzakonshëm, kështu ka qenë gjithmonë dhe jam i bindur se ditën kur unë do të kthehem të rimarr dokumentin e LSI-së, pasi të përfundoj mandatin si President, të rinjtë do të jenë jo vetëm në krye të LSI-së.

Meta, cilat janë qarqet në të cilat LSI-ja do të fokusohet më shumë në zgjedhjet e qershorit dhe a do të jenë ministrat dhe deputetët aktualë të LSI-së të paktën kryesues në listat e qarqeve të tjera? A do të mungojë ndonjë prej tyre? Z. Panariti për shembull do të jetë në listë?

Braimllari mund t’u japë informacione të plota më pas. Unë personalisht nuk jam marrë në mënyrë të detajuar me listat e qarqeve pasi ne kemi të deleguar për çdo qark. Thjesht për të shuar kuriozitetin tuaj dhe shpresoj të mos keni më pyetje konkrete, z. Panariti do të drejtojë listën e qarkut të Korçës, meqenëse është edhe nga Panariti përveçse aftësive të tjera.

Pas daljes tuaj nga Kryesia e Kuvendit, ka pasur një tjetër prononcim të z. Bylykbashi, i cili ka deklaruar se afati ligjor për dorëzimin e listave ka përfunduar në mesnatën e datës 28 prill. Cili është komenti juaj mbi datën, teksa ju do t’i dorëzoni sot këto lista. A është legjitime data e sotme?

Kjo nuk është pyetje për mua, është pyetje mjaft teknike. Është çështje që e zgjidhin institucionet. Në çdo rast që PD-ja është e vullnetshme për t’i qëndruar marrëveshje dhe propozimeve të bëra dhe nga përfaqësuesit e PPE-së dhe Bashkimit Evropian unë do të bëj çdo gjë që ajo të implementohet.

Përsa i përket detajeve teknike, nuk jam personi i duhur për t’u pyetur për këtë rast dhe natyrisht që do të kemi mundësinë të takohemi dhe në ditët që vijnë edhe gjatë prezantimit të kandidatëve dhe kandidateve të rinj në Qarkun e Tiranës në mënyrë të veçantë.

Duke e cilësuar të skaduar afatin e sotëm, Partia Demokratike kërkoi edhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse. A do të jeni ju pjesë e kësaj marrëveshjeje?

Kjo projekt-marrëveshje ka disa ditë që është ofruar. Shpresojmë të ketë vullnet të ketë reflektim që ajo të konkretizohet dhe vendi të hyjë në një proces mëse normal.

Ky është angazhimi i imi sot edhe më shumë se sa dje për shkak të pozicionit. Nesër edhe më shumë se sa sot, pasi nesër nuk do të jem më Kryetar i LSI-së, por besoj edhe për LSI-në ky do të jetë një preokupim, sepse është në interes të stabilitetit të vendit gjithërpfshirja dhe demonstrimi i një kulture demokratike dhe i një pjekurie politike, jo vetëm i klasës sonë politike, por edhe i gjithë shoqërisë sonë në radhë të parë për të mirën e fëmijëve tanë, por njëkohësisht për të treguar që kemi përfituar shumë nga gabimet që kemi bërë gjatë 27 viteve të tranzicionit dhe të demokracisë.

Gjithmonë keni qenë i sigurt në parashikimet që keni bërë për numrin e deputetëve që mund të dalin fitues nga radhët e LSI-së. Këtë herë si mendoni?

Nuk dëshiroj të hyj në komente të tilla, por nuk jam aspak dakord me disa titra që lexova të Kryetarit të ardhshëm të LSI-së z. Vasili, i cili thoshte se me apo pa Metën, LSI-ja do të jetë një forcë e qëndrueshme. Unë jam i sigurt se LSI-ja do të njohë rritje dhe kam garanci, sidomos te kjo listë që lexova, te të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Angazhimi im në politikë ka qenë gjithnjë në mbështetje të të rinjve dhe të rejave. Ata janë shpresa më e madhe që politika jonë të mos zhytet në një konflikt dhe egoizëm të tillë që mund të krijojë pasiguri për të gjithë qytetarët shqiptarë në një mënyrë të pamerituar.

Nesër Kryesia e LSI-së vendosi të mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së ku do të merren disa vendime të rëndësishme për drejtimin e LSI-së dhe ku unë i kam kërkuar dhe do t’i kërkoj KDK-së dhe Konventës Kombëtare që Kryetarja apo Kryetari i LRI-së në statut të jetë gjithmonë Nënkryetar i LRI-së. Ditën e mërkurë do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI-së në mënyrë që të zgjedhë Kryetarin e ri dhe Zv.Kryetarin e ri.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al