Ilir Meta: “Reformat e ndërmarra përbëjnë angazhim serioz për një shoqëri ku respektohet dinjiteti njerëzor”

meta-2Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, theksoi se reformat e ndërmarra gjatë viteve të fundit, përbëjnë një angazhim serioz dhe afatgjatë për një shoqëri ku respektohet dinjiteti njerëzor dhe ku e drejta për zhvillim duhet të fitojë një dimension të ri. Ai vuri në dukje se jo rastësisht, çështja e të drejtave të njeriut është ndër prioritetet më të rëndësishme në ecjen më tej drejt anëtarësimit në BE.

“Në mënyrë të veçantë do të veçoja këtu reformën në drejtësi si kryefjala e aktualitetit politik, pasi ajo është reforma më e rëndësishme nga zbatimi dhe suksesi i të cilës varet shumë edhe suksesi i të gjithë reformave të tjera. Jo vetëm atyre që kanë të bëjnë me 5 prioritetet kyçe, por në të gjitha aspektet, ndaj është mjaft e rëndësishme që sa më shpejt të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që do t’i hapë rrugën zbatimit të shpejtë të ligjit për Vetting-un dhe zbatimit e të gjithë kësaj reforme në një mënyrë sa më të suksesshme”, theksoi zoti Meta.

Ai nënvizoi se forcimi i zbatimit të ligjit në mënyrë të drejtë e të barabartë, është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për të luftuar korrupsionin, jo vetëm për të forcuar institucionet dhe besimin e qytetarëve tek institucionet, por është një garanci thelbësore për të gjithë të drejtat e njeriut dhe garantimin në përfshirjen sociale.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al