Ilir Meta: ” Së bashku me qytetarët e Londrës qëndrojmë kundër akteve të tilla ekstremistë e barbarë”

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta shpreh ngushëllime për sulmin terrorist në Londër, me anë të një letre dërguar, Kryetarit të Parlamentit Britanik John Bercow.

“Thellësisht i trishtuar që brenda 3 muajve dënojmë një tjetër sulm terrorist në Britani. Shqiptarët përkrah popullit britanik në luftën kundër terrorizmit. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Së bashku me qytetarët e Londrës qëndrojmë kundër akteve të tilla ekstremistë e barbarë”, ka shkruar Meta në letrën dërguar Kryetarit të Parlamentit Britanik.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al