Ilir Meta: “Shqipëria po punon për t’i ofruar më shumë argumente partnereve si Austria që janë avokate të fuqishëm te saj”

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, zoti Ilir Meta, i cili u takua në Parlamentin austriak me Presidenten e Këshillit Kombëtar të Austrisë, zonjen Doris Bures, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit, dhe vuri në dukje se Shqipëria po punon për t’i ofruar më shumë argumente partnereve si Austria që janë avokate të fuqishëm.

“Vendi juaj përfaqëson një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm në gjithë historinë e vendit tim dhe mbështetja nga Vjena ka qenë që nga dita e parë e pavarësisë së Shqipërisë dhe deri në ditët e sotme, ku ju vazhdoni aktivisht të mbështesni integrimin evropian të Shqipërisë,” tha zoti Meta, duke falenderuar për mbështetjen që Austria i jep Shqipërisë, por edhe rajonit për t’u integruar plotësisht në Bashkimin Evropian në këto kohë plot sfida edhe për vetë unionin, por edhe për vetë Austrinë.

“Dhe njëkohësisht dua t’ju falënderoj në veçanti për mbështetjen aktive të Austrisë për reformën në drejtësi, ku Austria luan një rol mjaft aktiv edhe përmes misionin të Bashkimit Evropian, EURALIUS, në vendin tonë,” nenvizoi ai.

Zoti Meta dhe zonja Bures ndanë bindjen e përbashkët se progresi cilësor i kësaj reforme kyçe do t’i shërbejë ritmit të integrimit evropian, luftës me efikase ndaj korrupsionit, forcimit të shtetit ligjor dhe do të rrisë kredibilitetin e Shqipërisë në botë, veçanërisht në drejtim të investimeve të huaja.

Kryetari i Kuvendit theksoi se mbështetja e Austrisë është mjaft e çmuar për strategjinë për bashkëpunim për zhvillim ekonomik të Shqiperise për vitet 2015-2020, ku prioritete mjaft të rëndësishme si arsimi profesional, decentralizimi dhe mirëqeverisja janë mjaft vitale për ecurinë e suksesshme të vendit në këtë rrugë.

Presidentja e Këshillit Kombëtar të Austrisë, znj. Doris Bures, duke vënë në dukje sfidat me të cilat përballet hapësira evropiane, theksoi se Austria do t’a mbështesë gjithnjë Shqipërinë në integrimin e saj ne BE.

“Gjatë bisedës ne kemi folur edhe për perspektivën evropiane, që duhet të ketë Ballkani Perëndimor edhe Shqipëria. Edhe siç e dini, Austria përkrah gjithmonë afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian,” theksoi zonja Bures.

Në këtë kuadër u vlerësua roli i Austrisë në krijimin e Grupit të Miqve të Shqipërisë në Bruksel si dhe rëndësia e Procesit të Berlinit.

 Burimi:( integrimi.al / E.S ) 
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al