Meta: “Shqipëria është dhe do të jetë aleate e vendosur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

unnamedNë vijim të axhendës së takimeve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në një takim nga Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z. Ed Royce.

Pasi e falënderoi për ftesën, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta e uroi z. Ed Royce për rizgjedhjen e tij.

Meta në takim theksoi rëndësinë e një partneriteti ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke nënvizuar se: “Shqipëria është e vendosur për të forcuar edhe më tej partneritetin e saj me SHBA-të. Shqipëria është dhe do të jetë aleate e vendosur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbështetja amerikane në Ballkan është jetike për stabilitet dhe siguri”.

Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z. Ed Royce ndau bindjen e përbashkët me z. Meta se aleanca solide SHBA-Shqipëri duhet forcuar më tej në përballje të sfidave të përbashkëta globale e rajonale.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al