Ilir Meta: “Të gjithë të shprehen për kandidatët më të mirë e më të drejtë që do të përfaqësojnë më mirë interesat e qytetarëve shqiptarë”

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta tha në takimin me strukturat e Njësisë 8 në Tiranë se shqiptarët jo vetëm që duhet të votojnë, por mbi të gjitha duhet të zgjedhin. “Të kenë mundësi të zgjedhin brenda një force politike kandidatët që besojnë më shumë,” theksoi zoti Meta.

Ai theksoi gjithashtu se LSI do të kërkojë mendimin e çdo anëtari të saj në të gjithë vendin për listat e kandidatëve për deputet. ” Të gjithë të shprehen për kandidatët më të mirë e më të drejtë që do të përfaqësojnë më mirë interesat e qytetarëve shqiptarë. Të qytetarëve që besojnë dhe votojnë për LSI-në dhe vlerat që ajo mbron,” nënvizoi Kryetari i LSI-së.

Burimi:(integrimi.al/E.S)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al