Ilir Meta: Terrorizmi nuk ka vend në Evropë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta reagon pas ngjarjeve terroriste në Bruksel. Ndërsa u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave, Meta thekson vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar në krah të partnerëve tanë euro-atlantikë për të ç’rrënjosur celulat terroriste dhe shpreh solidaritetin e plotë me Belgjikën dhe me të gjithë qytetarët e Brukselit.
Kryetari i Kuvendit deklaron se jemi të vendosur së bashku për mbrojtjen e vlerave demokratike që na bashkojnë.

“Ne jemi në solidaritet të plotë me Belgjikën dhe me të gjithë qytetarët e Brukselit. Terrorizmi nuk ka vend në Evropë. Shqipëria është përkrah partnerëve tanë euro-atlantikë për të ç’rrënjosur celulat terroriste. Sulmi ndaj Brukselit, është sulm ndaj gjithë Evropës dhe njerëzimit. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Ne jemi të vendosur së bashku të mbrojmë vlerat demokratike që na bashkojnë”, thuhet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al