Ilir Meta: “Vlerat anti-fashiste të popullit tonë sot pasohen nga vlerat e integrimit evropian”

metaKryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta theksoi se kontributi i dhënë nga partizanët në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare tregoi vlerat e popullit tonë në luftën antifashiste. Zoti Meta tha se eshtë kënaqësi e jashtëzakonshme të shohësh një ndërthurje të jashtëzakonshme brezash, nga veteranët e nderuar të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare e deri te të rinjtë e të rejat e kryeqytetit që të nderojnë sot 17 nëntorin, këtë ditë të madhe, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë vendin që simbolizon ditën e çlirimit të kryeqytetit dhe qe përfaqëson edhe një nga betejat më të mëdha, më të përgjakshme të popullit tonë, të popullit të kryeqytetit dhe të partizanëve tanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Njëkohësisht është një nga demonstrimet më të mëdha të vlerave anti-fashiste të popullit tonë, të cilat sot pasohen nga vlerat e integrimit evropian”, nenvizoi zoti Meta.

Kryetari i Kuvendit vuri ne dukje se vlerat për liri të treguara në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare vazhdojne të demonstrohen edhe sot në proceset integruese të Shqipërisë, duke shtuar ne ky përvjetor e gjen Shqipërinë një hap më pranë Bashkimit Evropian.

“Një proces që këtë 17 nëntor Shqipërinë e gjen edhe me një hap tjetër përpara, gjë që është mjaft pozitive dhe mjaft domethënëse. Jam i bindur se ky 17 nëntor është një mundësi shumë e mirë për të parë më me optimizëm drejt së ardhmes evropiane të vendin tonë, dhe padyshim të kryeqytetit, që luan një rol kryesor drejtues si gjithmonë të proceseve transformuese të vendit tonë”,- theksoi z. Meta.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë se Tiranës, z. Erion Veliaj, tha se sot kërkohet që të ndërtojmë me të njëjtin pasion dhe të jemi me të njëjtën energji ashtu sic luftuan të rinjtë e 72 viteve më parë për të ruajtur dinjitetin e vendit tonë.

“Siç e tha edhe Kryetari, ky është një moment i mirë. 72 vjet më parë negociuam qëndrimin tonë evropian si pjesëmarrës të një aleance për të çliruar Evropën. Sot jemi në prag të hapjes së negociatave dhe besoj që kemi hedhur një hap të sigurt për të qenë anëtarë të denjë, por edhe juridikisht të BE-së,” tha z. Veliaj.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al