Ilir Meta:”Perspektiva europiane, vendimtare për forcimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin social, jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë rajonin”

meta ne konferencen e kryeparlamentareve te BEKryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, duke folur gjatë sesionit të dytë të Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE-së në Luksemburg me temë “Forcimi i Bashkimit Europian”, tha se në 25 vitet e fundit shpresat e Shqipërisë, dikur vendi më i izoluar i kontinentit, janë mbajtur lart falë perspektivës së integrimit europian.

Z. Meta u shpreh para homologëve të tij se hyrja e Shqipërisë në BE do të garantojë të gjitha parametrat e duhura për një shoqëri tërësisht demokratike dhe të zhvilluar.
“Duke pasur parasysh këtë, në rastet kur vendet si i yni janë dëshmitarë të lëkundjes së vlerave europiane në mes të shteteve anëtare, e ardhmja nuk duket shumë inkurajuese. Dhe, për fat të keq, këto muajt e fundit duket se gjërat nuk kanë shkuar më mirë për të gjithë hapësirën europiane”, – tha z. Meta.

Kryetari i Kuvendit theksoi se kriza ekonomike e pasuar nga një krizë e paprecedent migracioni shumë dimensionale ka testuar kohezionin brenda Bashkimit Europian dhe ka sfiduar sigurinë tonë shoqërore.
“Mbi të gjitha ka vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e vlerave tona të përbashkëta europiane të solidaritetit, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit shoqëror, në të cilat Shqipëria dhe populli shqiptar besojnë ende në mënyrë të palëkundur. Një Bashkim Europian i fortë kërkon një integrim dhe bashkëpunim më të madh dhe më të fuqishëm mes të gjitha shteteve anëtare, si dhe një shtytje përfundimtare drejt përfundimit të projektit europian në ato zona që ende nuk janë integruar, të tilla si Ballkani Perëndimor”, shtoi z. Meta.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit shprehu bindjen që nëse Europa do të mund t’i përgjigjet të gjitha sfidave të ekonomisë dhe sigurisë si një e tërë, Europa është akoma më shumë, jo më pak e nevojshme.
Ndërkaq, duke folur për zhvillimet në Shqipëri, z. Meta tha se perspektiva europiane është vendimtare për forcimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin social, jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë rajonin, ashtu siç ka qenë rasti për vendet anëtare të BE-së gjatë 60 viteve të fundit.

“Si pjesë e përpjekjeve tona për integrimin europian, në vitin 2013 ne miratuam një ndarje të re territoriale dhe administrative të vendit – duke ulur ndjeshëm numrin e njësive tona vendore për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve vendore. Së fundmi, në Parlament kemi miratuar një paketë legjislative revolucionare për integritetin e zyrtarëve publikë, që pritet të rrisë integritetin e zyrtarëve publikë, të rrisë luftën kundër korrupsionit dhe të rrisë besimin e qytetarëve në funksionimin e shtetit”, – vijoi Kryetari i Kuvendit, teksa u ndal edhe çështjen e reformës në drejtësi për të cilën shprehu bindjen se do të miratohet shumë shpejt nga Parlamenti.

“Aktualisht po punojmë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, BE-në dhe SHBA-të, për të reformuar të gjithë sistemin tonë të drejtësisë. Në sajë të Komisionit të Venecias dhe asistencës teknike të misionit të BE-së, Euralius dhe Misionit të SHBA-ve, OPDAT, jemi në fazën përfundimtare të dakordësimit për draftin përfundimtar të së ashtuquajturës ‘Reforma e Drejtësisë’, që shpresojmë se do të miratohet në Parlament në javët e ardhshme, përmes një konsensusi të gjerë mes partive”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit gjatë ndërhyrjes së tij në sesionin e dytë të konferencë.

Burimi:( integrimi.al / E.S )

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al