Ish deputeti i LSI Vangjel Tavo, ka reaguar mbi raportin e Dhomës Amerikane, i cili tregon uljen e indeksit të besimit në nivelet me të ulëta në 8 vjet.

Tavo shprehet se duhet të krijohet një klimë biznesi e favorshme për investimet amerikane dhe perëndimore.

Postimi i plotë:

Si asnjëherë tjetër, pothuajse të gjithë treguesit për indeksin e besimit për klimën e biznesit janë në përkeqësim.
Ndal konkurrencës së pandershme; Ndal nivelit abuzim e pengues të taksave; Ndal burokracisë shtetërore dhe korrupsionit.
Duhet të krijohet një klimë biznesi e favorshme për investimet amerikane dhe perëndimore. Të zhvillojmë vendin, t’u hapim vende pune rinisë sonë. Duhen vepra jo fjalë. Arritje konkrete e jo propagandë boshe.