Indeksi i besimit të Dhomës Amerikane që mat klimën e të bërit biznes për anëtarët e Dhomës ka shënuar rënien më të madhe në tetë vjet.

Si asnjëherë tjetër, pothuajse të gjithë treguesit janë të përkeqësim, me vetë 4 nga 27 indikatorët që janë përmirësuar lehtë.

Një rënie shumë të madhe ka shënuar klima e brendshme politike që ka shënuar dhe përkeqësimin më të madh dhe është problem i parë i bizneseve të anketuara. Vitin e kaluar problemi kryesor ishte monopoli dhe konkurrenca e pandershme.

Shqetësimi i dytë më i madh i anëtarëve është monopoli dhe konkurrenca e pandershme, i ndjekur nga gjetja e stafit të specializuar.

Performanca e ekonomisë shqiptare është shqetësimi i katërt. Më pas renditet klima e biznesit, korrupsioni, e ndjekur nga informaliteti dhe burokracia e qeverisë.

Më pak problematike për bizneset janë marrëdhëniet me taksat e tatimet si dhe furnizimi me energji, i cili është nga të paktat çështje që janë në përmirësim.