Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Në mesin e 96 rasteve të konfirmuara të shtunën (27 qershor) si pozitivë në testin për COVID-19 është edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Gashi, përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se edhe familja e tij është infektuar.

“Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor”, ka shkruar Gashi.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 48 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 2,590.