Inspektorati Mjedisorë: Gjoba shkelësve të moratoriumit të pyjeve

Gjatë inspektimeve të vazhdueshme në mbarë vendin, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve në kuadër të zbatimit të moratoriumit 10-vjeçar për shfrytëzimin e pyjeve, ka sekuestruar paraditen e sotme një kamion mjet tip Ford, targë AA 119KU me lëndë drusore.

Ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit H.M. 50 vjeç vendlindja Berat u vendos gjobë në masën 5 milionë lekë të reja, ndërsa lënda drusore dhe mjeti u sekuestruan. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që ISHMP konstaton shkelje të moratoriumit prej hyrjes në fuqi më 11 shkurt 2016. Pak ditë më parë një tjetër drejtues mjeti u kap në flagrancë me një kamion me lëndë drusore në Shkodër.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) siguron se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe rigoroze në zbatim të Moratoriumit 10 –vjeçar të pyjeve. Kreu i ISHMP-së Ergys Agasi apelon gjithashtu qytetarët që të respektojnë ligjin dhe të denoncojnë çdo rast abuziv që konstatojnë në mjedis.

Burimi: (gazeta-Shqip\ E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al