Instagram tani ka dhënë një mundësi për përdoruesit e saj për të krijuar Story që mund ti ndajnë në një grup të ngushtë miqsh.

Opsioni i quajtur “closed friends” u lejon përdoruesve të publikojnë tregimet më “personale” vetëm ndjekësit e tyre të zgjedhur nga ata më parë. Përdoruesit mund të shtojnë dhe heqin followersat nga kjo listë në çdo kohë.

“Storyt e Instagram-it janë bërë vendi për të shprehur veten dhe për të ndarë momente të përditshme, por komuniteti ynë është rritur dhe nganjëherë ajo që dëshironi të ndani nuk është për të gjithë”, tha Instagram në një deklaratë. “Me miqtë e afërt, ju keni fleksibilitetin për të ndarë më shumë momente personale me një grup më të vogël që zgjidhet nga ju”.