Interi po kalon një moment të mirë në Serinë A, teksa mban vendin e parë në klasifikim.

Dyshja e sulmit, Lautaro-Lukaku po funksionon mrekullisht dhe reparti ofensiv duket i kompletuar, sidomos edhe me rikthimin e Sanchezit nga dëmtimi.

Megjithatë, drejtuesit duket se qenkan të pangopur për sulmues.

“Bomberi”  i Chelseat, Oliver Giroud, është afër arritjes së një marrëveshje me Interin, shkruan së fundmi “L’Equipe”.

33 vjeçari ka humbur minutat në ‘Stamford Bridge’ pas ardhjes së Frank Lampard, duke u paraqitur vetëm shtatë herë këtë sezon.

Giroud dëshiron një skuadër ku do të ketë më shumë minuta në dispozicion para Euro 2020, për të ruajtur vendin te Kombëtarja e Francës.