Intervista e Presidentit të IUSY, Howard Lee/ “I impresionuar nga vendimi i LSI përfshirjen e të rinjve në politikë”

Si President i IUSY-t, çfarë mund të na thoni për aktivitetin që po zhvillohet prej 5 ditësh në Jalë?

Jam shumë i lumtur dhe shumë i impresionuar gjatë 5 ditëve të qëndrimit këtu. Kam parë një energji të jashtëzakonshme, bashkëpunim dhe angazhim të jashtëzakonshëm nga të rinjtë e LRI-së në asistimin, organizimin dhe mikpritjen që na kanë ofruar këtu në Jalë në kongresin botëror të IUSY, ku jemi mbledhur delegatë nga e gjithë bota, me pothuajse 1000 pjesëmarrës dhe përfaqësues nga rreth 50 vende të ndryshme të botës. Në këtë aktivitet kemi diskutuar dhe debatuar me ide dhe zgjidhje për sfidat që përballen të rinjtë sot në botë. Jam i impresionuar se si të lidershipi i të rinjve në politikë është aplikuar në Shqipëri si rrallë herë në ndonjë vend tjetër, ku shohim Kejdin zv. Presidenten e IUSY e cila u rizgjodh sërish deputete në Parlament, ku shohim Floidën apo Endritin të cilët do të jenë deputetë në parlamentin e ri në Shqipëri. Këta janë të rinj të talentuar në politikë, të cilët u zgjodhën nga njerëzit për t’i përfaqësuar ata në Parlament. Dhe kjo sigurisht ka ardhur dhe nga mbështetja e lidershipit të LSI-së dhe mendoj që është diçka që duhet të përqafojnë dhe ta përgëzojmë të gjithë. Ne socialistët dhe progresistët përfaqësojmë vlerat e lirisë, drejtësisë, solidaritetit dhe demokracisë dhe mendoj se këtu në Shqipëri shikojmë një shembull të mirë të kësaj, sidomos në drejtim të solidaritetit. Shumë të rinj nga vende të ndryshme të botës janë socializuar dhe janë miqësuar me njëri tjetrin dhe kjo po ndodh këtu në Festivalin Botëror të IUSY-t që po zhvillohet në Jalë.

 

Sa e rëndësishme është për ju përfshirja e të rinjve në politikë dhe në vendimmarrje?

Kur unë u zgjodha President i IUSY-t dy vjet më parë në Shqipëri, në Tiranë, mesazhi kryesor i fushatës sime gjatë kandidimit ishte i përqendruar te rëndësia e lidershipit të të rinjve në politikë, ku ne duam që të rinjtë të mos jenë vetëm liderët e së ardhmes, por edhe liderët e të tashmes. Sepse të rinjtë e të sotmes duhet të përballen me sfidat dhe shqetësimet e së nesërmes, kështu që të rinjtë duhet të jenë më shumë lidera sot, se sa nesër.

 

Cili është komenti juaj për vendimin e LSI për të kandiduar sa më shumë të rinj në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në 25 qershor?

Unë jam shumë i lumtur që shohim këtu në Shqipëri, që Kejdi, Floida dhe shumë të rinj janë zgjedhur në parlament. Mendoj që kjo çështje nuk ka vend fare për tu vënë në diskutim. Të rinjtë duhet të përfshihen në politikë në nivelet më të larta dhe në çdo nivel të politikës. Dhe këtu shohim që në Shqipëri kjo gjë është realizuar shumë mirë. Ajo që mendoj se është më impresionuese është fakti se të rinjtë e LSI janë përfshirë në krye të listave të kandidatë për deputetë, duke u përzgjedhur edhe përpara liderëve, politikanëve dhe personaliteteve të tjera në parti.  Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse nëse në duam përfshirjen e të rinjve në politikë kjo është rruga e duhur, sepse ne besojmë se kjo është një gjë absolutisht e rëndësishme.

Burimi:( integrimi.al / E.S )

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al