Intervista/ Klevi Pojana: LSI forcë e dimensioneve evropiane, qytetarët dhe rinia do ta bëjnë 2017-n vitin tonë

kleviNënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Klevi Pojana, në një intervistë për gazetën ‘Integrimi’, është shprehur se Lëvizja Socialiste për Integrim është forcë e dimensioneve evropiane. Pyetur mbi rolin e LSI në procesin e reformës në drejtësi, Pojana deklaron se durimi dhe serioziteti i treguar nga kjo forcë politike por në mënyrë të veçantë nga Kryetari i saj, z. Ilir Meta, ka mundësuar arritjen e konsensusit, qëndrim, i cili mori nota maksimale vlerësimi nga BE, SHBA e mbi të gjitha nga shqiptarët.

“Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë ekuilibruese dhe që zhvillon politika vetëm në shërbim të interesave kombëtare. Roli i LSI për sa i përket reformës në drejtësi është i një dimensioni evropian. E nxitur vetëm nga nevojshmëria e qytetarëve shqiptarë për një drejtësi të pacenuar dhe të aplikuar në barazi juridike, LSI dhe veçanërisht zoti Meta treguan durim, seriozitet dhe bënë të mundur arritjen e konsensusit si rrallëherë në Shqipëri.

Ky qëndrim mori notat maksimale të vlerësimit nga partnerët tanë BE dhe SHBA, por mbi të gjitha nga vetë shqiptarët”, është shprehur Pojana. Pyetur për zgjedhjet e 6 nëntorit, nënkryetari i LRI thekson se Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti e konsoliduar, me një peshë jetike në stabilitetin politik në Shqipëri, dhe si pasojë edhe procesi i zgjedhjes së kryetarit të LSI përbën një nga momentet më decizive. “Të tre kandidaturat përfaqësojnë alternativat më të mira qytetare, profesionale dhe politike.

Do t’iu takojë anëtarëve të LSI, sipas parimit ‘një anëtar, një votë’ për të zgjedhur. Personalisht i vlerësoj platformat që kandidatët kanë prezantuar me strukturat, në tre qasje të ndryshme, arrij të shikoj shumë pikëtakime, sigurisht prevalon qëllimi i përbashkët për një Shqipëri evropiane me fokus qytetarin”, deklaron Pojana.

INTERVISTA E PLOTË:

Lëvizja Socialiste për Integrim ndodhet në një proces riorganizimi të strukturave të saj drejtuese në të gjithë vendin, proces ky që do të kulmojë me mbledhjen e Konventës Kombëtarë Zgjedhore. Si do ta cilësonit ju të gjithë këtë proces?

Riorganizimi është një nga proceset më të komplikuara por njëkohësisht dhe më të nevojshme për një forcë politike. Në zbatim të statutit, LSI zhvillon zgjedhjet e saj të brendshme, ky hap i rëndësishëm iu shërben parimeve të demokracisë së brendshme dhe pjesëmarrjes, duke i dhënë çdo anëtari mundësinë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Ndërkohë që LSI është në një proces të rëndësishëm zgjedhjesh për kryetarin, ku tashmë janë shpallur dhe 3 kandidaturat. Çfarë do të thotë ky proces zgjedhor për LSI-në? Cili është opinioni juaj për platformat e kandidatëve?

Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti e konsoliduar, me një peshë jetike në stabilitetin politik në Shqipëri, si pasojë dhe procesi i zgjedhjes së kryetarit të LSI përbën një nga momentet më decizive. Duhet vlerësuar mbi të gjitha fryma e garës brenda LSI, një garë vlerash dhe platformash. Të tre kandidatët përfaqësojnë alternativat më të mira qytetare, profesionale dhe politike. Do t’iu takojë anëtarëve të LSI, sipas parimit ‘një anëtar, një votë’ për të zgjedhur. Personalisht i vlerësoj platformat që kandidatët kanë prezantuar me strukturat, në tre qasje të ndryshme, arrij të shikoj shumë pikëtakime, sigurisht prevalon qëllimi i përbashkët për një Shqipëri evropiane me fokus qytetarin.

Si do të ndikojë ky proces i ri riorganizimi dhe debati të brendshëm për ta hapur më shumë partinë, për politikat e saj, por edhe për përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshëm të vitit 2017?

Ne gjendemi në një fazë, ku LSI ka votëbesimin e forcës së parë politike në shumë njësi administrative në vend dhe garat e shkuara elektorale kanë njohur një rritje të jashtëzakonshme, rritje, që detyrimisht sjell nevojën për t’u ristrukturuar dhe për të qenë një forcë gjithëpërfshirëse dhe e prekshme për çdo qytetar shqiptar. Viti 2017 jam i bindur se do të jetë viti i LSI-së, pasi LSI ka si objektiv të parë dhe të vetëm, zhvillimin e vendit.

Cili do të jetë roli i të rinjve dhe grave në të gjithë këtë proces? Të mos harrojmë këtu që edhe LGI është duke zhvilluar konventat në të gjithë vendin, ndërkohë që LRI e përfundoi procesin zgjedhor para pak kohësh?

LRI dhe LGI përbejnë forcën reale të LSI. LRI si gjithmonë u vu në pararojë dhe e ka përfunduar procesin e saj zgjedhor, duke ardhur me një lidership të ri, por me shumë vizion dhe energji për të korrur suksese akoma më të mëdha. Kampingu i këtij viti e faktoi më së miri se brezat në LRI janë në përmirësim të vazhdueshëm dhe rinia shqiptare gjen mbështetjen më të madhe në këtë forum rinor. Lëvizja e Gruas për Integrim në anën tjetër po zhvillon procesin e saj zgjedhor, rritja e rolit të gruas në shoqëri ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë objektiv ynë, objektiv që mbi të gjitha i shërben perspektivës së Shqipërisë së integruar.

Cili është opinioni juaj në lidhje me rolin që Lëvizja Socialiste për Integrim ka luajtur për procesin e rëndësishëm të reformës në drejtësi?

Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë ekuilibruese dhe që zhvillon politika vetëm në shërbim të interesave kombëtare. Roli i LSI për sa i përket reformës në drejtësi është i dimensionit evropian. E nxitur vetëm nga nevojshmëria e qytetarëve shqiptarë për një drejtësi të pacenuar dhe të aplikuar në barazi juridike, LSI dhe veçanërisht zoti Meta treguan durim, seriozitet dhe bënë të mundur arritjen e konsensusit si rrallëherë në Shqipëri. Ky qëndrim mori notat maksimale të vlerësimit nga partnerët tanë BE dhe SHBA, por mbi të gjitha nga vetë shqiptarët. LSI ka treguar se në këto 12 vite ka ditur të jetë asi në mëngë për çdo problem politik dhe është afruar gjithmonë në tavolinën e bashkëbisedimit me zgjidhje konkrete, duke qëndruar larg nga retorikat boshe dhe debati destruktiv.

Shumë shpejt futemi në vitin elektoral. Cilat do të jenë objektivat e LSI-së në zgjedhjet e 2017?

LSI përfaqëson sot pa diskutim alternativën më të mirë politike, me rezultate të prekshme dhe me një rol qartazi në shërbim të integrimit të vendit, 2017 do të njohë rritjen e LSI në nivele të jashtëzakonshme. Besimi i qytetarëve te kjo forcë politike vjen gjithmonë e në rritje. LSI pa diskutim që në grupin e saj të ardhshëm parlamentar do të ketë një nëngrup të përbëre nga LRI, politikane të rinj, me pasion dhe vullnet të hekurt për të bërë më të mirën për vendin tonë, do të sfidojnë fenomenet e shëmtuara të politikës tonë 26-vjeçare, ku kultura e forcës duhet të shndërrohet patjetër në forcën e kulturës.

Burimi:( gazeta integrimi / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al