Intervista me Anthony Joshua: Si ushtrohet dhe si ushqehet kampioni gjigant?

Joshua është ndër boksierët më të mirë në histori, e kjo gjë arrihet vetëm me punë të madhe, përkushtim dhe, normalisht, ushtrime rigoroze fizike.

Më poshtë ju sjellim dhe një intervistë të tij me MensHealth, ku mund të mësoni më shumë për jetën profesionale të Anthony Joshua.

Është e qartë se jeni një djalosh i madh. Si ia bëni ta mirëmbani madhësinë dhe fuqinë pa e sakrifikuar shpejtësinë në ring?

AJ: Boksi është sport i ndërlidhur ngushtë me ushtrimet kardio, që do të thotë se shpejtësia është e rëndësishme. Shumica e boksierëve të peshave të rënda janë në mënyrë natyrale të mëdhenj dhe të fuqishëm, megjithatë është detyrë e jona (boksierëve) të bëjmë punën tonë dhe ta mirëmbajmë shpejtësinë.

Çfarë ushqimesh hani për t’u mbushur me “karburant”?

AJ: Njohuritë e nutricionit janë të thjeshta, por të domosdoshme. Unë ha shumë spinaq dhe brokoli, mishin e pulës dhe peshqit sepse të furnizojnë me proteina, dhe pastaj ushqehem edhe me oriz dhe patate. Nuk kam ndonjë regjim të veçantë të ushqimit, por ha shumë, ha kur jam i uritur dhe përpiqem të ha shëndetshëm.

Pra ju më para preferoni t’i qëndroni ‘besnik’ parimeve bazike të nutricionit sesa t’i përmbaheni një plani të plotë ushqimor?

AJ: Po. Mendoj se trupi është planifikuesi më i mirë i ushqimit të cilin mund ta merrni. Unë ha atë që më duket më e mira për mua; nëse hani diçka që është e dëmshme për ju, edhe pse e shijoni tepër, ndonjëherë ju mund ta ndjeni trupin tuaj tek thotë “jo, ky ushqim nuk është i mirë për mua”. Unë përpiqem ta dëgjoj trupin dhe të kuptoj çfarë ka funksionuar në të kaluarën.

Cila është e meta juaj më e madhe e stërvitjeve?

AJ: Me siguri rrjetet sociale! Është faji i celularëve sepse në vend që të pushoj, zakonisht jam duke shfletuar në rrjete sociale. Kur unë duhet të ndihem energjik për sesionet e stërvitjeve, celularët më pengojnë.

A keni ndonjë metodë të pazakontë trajnimi të cilën e keni përfshirë në sesionin tuaj ushtrimor?

AJ: Ushtrohem pak në një ‘Altitude Center’. Është shumë më ndryshe sesa stërvitja në palestër. Këmbët më dridhen në fund të stërvitjes, por padyshim se ka ndikim të madh. Përveç kësaj, ushtrimet e tjera janë bazike!

Si e shpenzoni një ditë?

AJ: Zgjohem shumë herët në mëngjes dhe gjëja e parë që bëj është ngrohja e mushkërive me një sesion kardio. Qoftë nëse bëj ushtrime si noti, vrapimi apo çiklizmi, unë gjithmonë ushtrohem 40 minuta në mëngjes. Pas kësaj, shkoj në një palestër tjetër ku ushtroj për dy orë, dhe, pas një pauze, rikthehemi në palestër boksi. Boksi është pjesa më e vështirë e ditës.

Çfarë bëni kur jeni larg palestrës? Si relaksohet Anthony Joshua?

AJ: Thjesht kënaqem me shokët, luajmë PlayStation dhe e mbajë mendjen larg gjërave të ndryshme.

Çfarë këshillash do t’u jepnit lexuesve për të pasur një trup në formë?

AJ: Konsistencë! Mund të regjistroheni në palestër vetëm tre muaj para stinës së verës dhe t’i shihni disa përmirësime, por asnjëherë nuk do të dukeni si bodybuilder. Konsistenca është çelësi për këtë. Nëse vazhdimisht e nxisni veten, gjithmonë do të përmirësoheni.


al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al