Intervista me Nicolas Cage: Disa herë është mirë të të urrejnë!

Portali “The Talks”, ka bërë një intervistë me aktorin e famshëm të “Hollywood-it”, Nicolas Cage. Në këtë intervistë tejet interesante aktori i mirënjohur ndan aspekte nga jeta e tij kinematografike, vizionin e tij profesional dhe mënyrën sesi e sheh botën.

Zoti Cage, pse keni ndryshuar emrin?

Më duhej të rizbuloja veten. Unë ligjërisht jam ende Niccolas Coppola, por realisht jam Nicola Cage. Unë e dashuroj familjen time dhe krenohem me të gjithë arritjet e saj, por si një aktor i ri nuk mund të shprehesha sa duhet me mbiemrin tim. Unë duhet të fokusohesha, gjithmonë tek karakteri që duhet të luaja dhe tek audicionet dhe emri im më shtonte trysninë. Sapo hyra në një audicion me emrin tim të ri dhe ata nuk e dinin se unë isha po i njëjti njeri, fitova rolin për të cilin ishte audicioni. Sapo ndryshova emrin i thashë vetes “ti mund t’ia dalësh”. Në një farë mënyre u ndjeva i çliruar. Ndryshimi i emrit më dha mundësinë të bëhesha ai që kisha ëndërruar, gjithmonë të isha.

Është e habitshme që ju flisni për çlirim ndërkohë që mbiemri juaj i ri është Cage (kafaz na anglisht).

Është ironike, po ta mendosh nuk e kisha parë në këtë aspekt. Unë po kërkoja një emër që të ishte unik, por i thjeshtë. Unë doja që njerëzit ta mbanin mend këtë emër ekzotik, të thjeshtë dhe të ëmbël dhe “Cage”, m’u duk i përshtatshëm. Tom Cruise ka ndërruar emrin e tij, ne e menduam emrin e tij së bashku. Për emrin tim u influencova edhe nga kompozitori avangard John Cage. Unë mendova se kombinimi i emrit me këtë mbiemër do të ishte i duhuri për mua.

Është e vërtetë se në karrierën tuaj ju keni fituar shumë çmime për rolet që keni luajtur, madje edhe një “Oskar” për performancën më të mirë, por ju jeni shprehur se doni të bëni dhe filma për konsum më të lehtë dhe jo kaq cilësor. A ju pëlqejnë të gjitha llojet e filmave?

Është e vërtetë se kam dëshirë të jem pjesë e shumë projekteve. Unë kam dashur të ndryshoj ritmet, paksa. Po lexoja një libër të Stanislavksit “Përgatitja e një aktori” dhe m’u krijua një interes për zhanerë të tjera dhe performanca në stile të tjera, për të mos mbetur vetëm të një lloj kinematografie, natyralizmi dhe fotorealizmi. Më pëlqen të ndryshoj disi mënyrën sesi i prezantohem publikut. Unë mund të jem i heshtur dhe performues shumë i mirë në një shfaqje serioze kinematografike, por gjithashtu mund të luaj dhe role më alegro, si opera, apo aktimi jazz.

Roger Ebert u ka quajtur një aktor të patrembur i cili nuk do t’ia dijë në fund të ditës së çfarë monedon publiku i gjerë për të. A është e vërtetë kjo gjë?

Mund të krijosh një performancë dhe të dalësh jashtë kufijve të saj në këtë aspekt unë përjetoj shumë emocione dhe për mua kjo gjë vlen më shumë. Të jesh i përkushtuar tek ajo që bën, vlen për një aktor, ndoshta më shumë edhe se vlerësimi i çdokujt. Unë nuk jam i pari që e kam këtë karakter. Mund të shihni rastin e Cagney-t në vitin 30’. Mendoj se Ebert ka thënë të vërtetën në këtë rast.

Si arrin të krijosh qetësinë e nevojshme për të arritur performancat mahnitëse në vendet e xhirimit?

Në një film, pjesë e të cilit kam qenë së fundmi kisha një skenë 4 faqe të gjatë për të interpretuar dhe në këtë skenë duhej që të ngrija një gjarpër nga toka. Ata e kishin gjarprin, por nuk kishin me çfarë të simulonin helmin dhe unë iu thashë se do të preferoja të kapja një gjarpër të vërtetë dhe të merrja përsipër riskun që ai të më kafshonte. Ata u habitën dhe më pyetën pse doja ta bëja këtë gjë dhe unë u përgjigja se diçka e tillë do të më relaksonte.

Do ju relaksonte? Si është e mundur?

Unë jam tip energjik ai lloj njeriu që kur bëj ushtrime të rrezikshme akrobatike, ose kur pi shumë kafe relaksohem. Dhe më pëlqen ajo që adrenalina më ofron porsa i përket kreativitetit. Më ndihmon të fokusohem në setin e xhirimeve. Nuk ke pse të shtiresh dhe të aktrosh kur e ndjen vërtet rrezikun e skenës që po luan. Në rast se ke mundësi të shmangësh aktrimin dhe një skenë ta bësh të jetë e natyrshme, në atë moment ndodh diçka magjike.

Nuk është e nevojshme që të gjithë të të duan. Disa herë është mirë që të të urrejnë, pasi kjo tregon se ke bërë diçka që i ja xhelozuar.

Çfarë u thoni njerëzve të cilët kritikojnë stilin tuaj dhe e quajnë aktrim të tepruar?

Unë nuk kam pasur gjithnjë vlerësime dhe kjo është e bukura e sfidës. Ti duhet t’u qëndrosh besnik parimeve të tua. Unë besoj se kur dikush bën diçka me të vërtetë unike dhe origjinale ka shumë mundësi që ai të kritikohet. Shumë nga idhujt që kam pasur, ishin kritikuar së tepërmi, sepse ishin të ndryshëm si p.sh Edvard Munch apo Stravinsky. Por, këta njerëz që kanë ndryshuar botën.

Po sikur kritikët tuaj të kenë të drejtë?

Disa herë ndoshta bëjmë diçka që nuk duhet, por nuk është bërë qëllimisht dhe nuk ka lidhje me punën që bën. Ka plot herë që kritikohesh për gjëra të drejta që bën dhe për faktin se je shumë i virtytshëm dhe kjo gjë i bën njerëzit të mendohen. Disa herë është mirë të të urrejnë, sepse tregon që ata janë xhelozuar.

A ka qenë e vështirë të ruani profilin e aktrimit përgjatë viteve?

Po, ka qenë goxha. Mbaj mend kur po bënim filmin “Moonstruck” ddhe unë doja të fliska si Jean Marais në “E bukura dhe Bisha”, (me një zë të thellë dhe të ngjirur) që mua më dukej një theks shumë interesant. Doja ta bëja zërin ashtu, sepse mendoja që roli që luaja i përngjante një ujku. Dhe kështu, teksa po flisja me atë theks në film marr një telefonatë nga regjisori im që më tha se performanca nuk po funksiononte dhe nga frika e largimit nga roli më duhej të ndryshoja zërin që e mendoja vetë si të përshtatshëm.

Cila ishte performanca e fundit e juaja që u ka lënë mbresa të thella?

Roli i Joaquin Phoenix tek filmi “The Master”. U dashurova me atë personazh. Unë mendoj se ishte perfomranca më origjinale, e pakursyer, e sinqertë dhe tragjike që kam parë në kohët moderne. Nuk ka m parë asnjë personazh tjetër si ai. Mendoj se edhe performanca e Aaron Johnson ishte fantastike. Kam qenë me fat që kam punuar me këta djem. Werneri për mua ka qenë një bekim, sepse më ka dhënë mundësinë t’iu rikthehem rrënjëve të mia dhe të bëj filma në mënyrë të pavarur.

Ju keni qënë me fat, pasi keni bashkëpunuar me regjizorë të tjerë të shkëlqyer si vëllezërit Coen, David Lynch etj. A ka qënë vetë zgjedhja juaj bashkëpunimi me ta?

Unë kam pasur fatin të bashkëpunoj me disa nga njerëzit më kreativë dhe unë kam shijuar me ta çdo performancë dhe jam shumë entuziast për këto filma. Unë kisha parë filmin “Blood Simple” dhe që prej atëherë kam dashur të bashkëpunoj me vëllezërit Coen, dhe kam shkuar në audicionet e tyre rreth 10 herë. Werneri nga ana tjetër ishte një bekim për mua, sepse shkonim shumë mirë së bashku dhe në role të vështira ai më jepte mundësinë t’i rikthehesha origjinës sime dhe të bëja filmat në mënyrën time të pavarur që mua më dukeshin disi më origjinale.

Role të vështira? Pra, ju doni t’ia dini se çfarë njerëzit mendojnë për ju?

Unë dua që njerëzit të kuptojnë atë që duhet, qoftë ky një plan, një koncept, apo çfarëdo qoftë është diçka të cilën unë dua ta bëj. Rolet e vështira vijnë, jo sepse unë nuk kam kontroll mbi to, por kam kontroll duke qenë jashtë kontrollit të tyre.

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al