Intervista e Kreu të Grupit Parlamentar të LSI-së, për emisionin “Top Talk” në “Top Channel”

 

Sot është zhvilluar seanca e radhës e Kuvendit, opozita nuk ishte. Kur do ta shohim përsëri opozitën në Parlament për t’u ballafaquar politikisht me mazhorancën?

Kjo mazhorancë ka zgjedhur në kuptimin figurativ të fjalës, por dhe politik të “hajë veten”, pasi e ka të pamundur të bashkëjetojë politikisht me atë që quhet pluralizëm, pra me mendimin e alternativ me opozitën. E ka të pamundur ta dëgjojë. Ne kemi asistuar dhe në momente flagrante, ku është hequr dhe e drejta e fjalës. Refuzon të marrë në shqyrtim nismat e opozitës. Për të dhënë dhe një ilustrim, kemi dhe skandale të tilla që kanë vite që rijnë. Një propozim i LSI, që unë e kam filluar prezantimin e tij që dy vjet e gjysmë më parë, dhe me urdhër politik bllokohet. Një dhunim Parlamentar i pashembullt. Ju e dini që unë si kryetar i Grupit Parlamentar, por dhe kolegu Spaho nga PD, jemi drejtuar dhe me letra formale shpesh dhe Kryetarit të Kuvendit, i cili ka vdekur si figurë institucionale, por dhe politike. Nuk është në gjendje të vendosë as për zbatimin e rregullores. Praktikisht kjo është bërë një sallë e shndërruar në një plasdarm, ku herë pas herë shkojnë, miratojnë ligje të personalizuara, si ligji për teatrin, por për fat të mirë, nuk u miratua sërish nga Presidenti i Republikës. Pra nuk u miratua kjo hajdutëri e personalizuar.

Por ndërkohë nëse miratohet, tashmë Presidenti nuk ka më mundësi vetoje…

Nuk ka problem, hajdutërinë e kanë të gjithë mbi tavolinat shqiptare, në tavolinat qytetare, por dhe në tavolinat në perëndim. Të gjithë tashmë janë të bindur ndërkombëtarisht dhe kombëtarisht, që kjo ishte një hajdutëri e madhe, në të cilën ra e gjithë mazhoranca brenda. Njëherazi ka një tjetër problematik është se në këtë Parlament shkohet herë pas here vetëm për të rindarë paratë e buxhetit.

Kur do të kthehet opozita dhe cili është ai shkak që do iu kthejë në Kuvend? Çfarë është ky bllokim?

Nuk është bllokim, ky është një qëndrim që ne e kemi bërë shumë të qartë. Është një marrëdhënie e kushtëzuar. Sa kohë ka një Parlament që imponon dhe uzurpon, nuk ka vend për ne. Dhe sigurisht vendi ynë është pranë qytetarëve, se nuk na ka zgjedhur Parlamenti, na kanë zgjedhur qytetarët.

Detyra juaj është të ktheni legjitimitetin atëherë…

Sigurisht. Për këtë arsye ne kemi zgjedhur që disa seanca t’i zhvillojmë në disa qytete të Shqipërisë, ku ju e keni vërejtur dhe unë jam i lumtur që e keni vërejtur, gjithë media shqiptare që pas seancave shumë të forta që kemi pasur, ka pasur lëvizje sado qofshin dhe show të policisë në ato zona. Pra, po të rrimë atje në sallën e Parlamentit do ishte populli i rrezikuar. Duke vajtur atje së paku diçka lëvizi qoftë dhe ashtu fiktivisht. Do të thotë që atje nuk po e bënim detyrën tonë, kurse kështu po e bëjmë. Ky nuk është Parlamenti i qytetarëve ndaj nuk kemi ç’bëjmë më atje.

A është Babalja, kauza e fortë e opozitës për të rrëzuar Edi Ramën?

Është një maskim i mazhorancës, shumë i qartë në tavolinë. Pasi kjo është një mazhorancë e ndërtuar mbi trafikantët dhe sigurisht dhe trafikantët po e denoncojnë. I blenë votat me trafikantët, 20% e votave janë blerë këtë e thonë në tavolinën e Reformës Zgjedhore përfaqësuesit e Këshillit të Evropës. Shumë e rëndë. Ndonëse mediat shqiptare kam parë që e kalojnë me një elegancë, tangjent ose me pak fjalë të vogla. Po e them unë me fjalë të fortë në studion tuaj. 20% janë shitur dhe janë blerë, e thonë përfaqësuesit më të lartë të Këshillit të Evropës, në mes të Tiranës në Komisionin e Reformës Elektorale.

Duhet thënë që kjo shitblerja e votës nuk është se përjashton ndonjë forcë politike…

Jo, unë distancohem nga qëndrimi parazitar i juaj. Drogën masive në Shqipëri si problem shumë i madh i krimit të organizuar, tashmë dhe në dokumentet e Parlamentit Evropian. Keni më të fundit dje dhe një nga njerëzit më dashamirës, si Kurt Fleckenstein e thotë me gojën plot që kjo drogë, ky krim i organizuar bleu votat që i shërbyen kësaj mazhorance. Nuk e përziejmë dot edhe të rrahurin edhe të dhunuarin dhe dhunuesin t’i bëjmë të barabartë.

Nuk përjashtova mazhorancën, por përfshiva dhe partitë e tjera se raste ka pasur dhe nga PD dhe nga LSI.

Nuk ka pasur asnjë rast të vetëm nga LSI. Ka qenë vetëm në një rast, u përpoq të fabrikonte PS, i cili ra dhe në mijëra raste, të cilat janë filmuar dhe janë çuar, janë denoncuar në prokurori.

Ju pyeta pak më parë për Babalen, por opinioni publik do të dijë, kush është kauza e opozitës për të rrëzuar Edi Ramën?

Kauza e opozitës për këdo që i mbyll veshët dhe i mbyll dhe sytë, është kaq e qartë në atë tavolinë. Ka një mazhorancë e inkriminuar deri në grykë. Që qytetari ta kuptojë duhet që personazhet e implikuar t’ia tregojë dhe me fakte dhe me ngjarje konkrete.

Por që duhen provuar apo jo?

Po sigurisht, ju me shumë të drejtë do të bëni avokatin e shejtanit se është normaliteti i studios, por mbasi u hap çështja e “Babales”, vëllai i ministrit të Brendshëm shkoi në burg”, tha Vasili.

Por Babalja ende nuk është provuar në Gjykatë, që ky është fajtor për këtë.

Kemi dhe një fakt tjetër. Kryeministri i Shqipërisë i ka dalë për zot, që e ka verifikuar ky, pra është bërë pjesë e një hetimi paralel të paligjshëm, antikushtetues nuk ndodh askund në botë. Dhe provoi që kjo ishte manipulim, ishte aktrim është kështu? Prokuroria pas katër muajsh mezi bëri një ekspertizë. Është kryeministri me hetimin e tij paralel, shumë më i zoti të verifikojë se prokuroria? Unë refuzoj ta pranojë këtë.

Procedurat nuk është se parashikohen.

Nuk besoj se ju e pranoni shtetin paralel. Jam i bindur që nuk e pranoni, sepse shpërdorimi nuk është interpretim. Është shpërdorim i tmerrshëm i pushtetit, pasi në rast se jemi në një çështje ku qeveria është në hetim për veprimet e saj dhe mosveprimet, ku një nga të akuzuarit është një nga ministrat e qeverisë, nuk mundet dot të bëjë qeveria hetim për veten e saj. Iku çështja e parë.

Pse nuk e padisni këtë?

Është paditur, e kemi paditur Kryeministrin. Është publikisht, live kemi qenë në ‘Top News’.

Çfarë do bëhet me këtë takim?

Jo, vetëm për këtë nuk thërret Prokuroria, se i paditur është Edi Rama. Të gjithë thërriten brenda natës, dhe në 3 të mëngjesin i marrin e i pyesin, vetëm Edi Rama nuk pyetet. Vazhdojmë më tutje. Qeveria, e ka atë, një spektakël, nuk flas për ju se jeni gazetar i ftohtë, ku do përcillni të gjitha lajmet, por kushdo u pështiros kur shikonin që Edi Rama kishte zbuluar dhe aktorin që kishte imituar vëllanë.

Jemi gjithnjë në valën e Babales.

Shikoni se çfarë zbërthen kjo që të jemi të qartë. Së pari, zbërthen që ka një përfshirje të qartë në trafik të personave më të rëndësishëm të qeverisë. Elementi i parë ky, e dyta një qeveri e përfshirë në kauzën e fshehjes së të vërtetës. Elementi i tretë, rënia dhe implikimi i sistemit të drejtësisë duke u bërë njësh me krimin. Pra, janë tre kauza të mëdha, të cilat zhbëjnë shtetin. Nuk mund të ketë besim më te ky shtet, pasi sot kolegët e PD e vërtetuan shumë qartë që edhe verifikimi i provave, për të cilën del dhe marrja e zërit të vëllait të ministrit, është bërë nga vartësit e po ministrit.

Të presim një vendim gjykate, sepse iu besojmë ju si opozitë, por duhet t`i besojmë dhe mazhorancës, kur ka argumente…

Ta sqarojmë opinionin se nga emisioni që bëjmë bashkë, njerëzit duhet të mësojnë se si funksionon shteti. Po jua them si ministër i Drejtësisë, një rast special, rast i veçantë ku implikohet vëllai im, që mos të zë vëllanë tuaj, që mos të kemi keqkuptime me askënd. Nuk mundem unë të bëj hetimin tim. Çfarë zgjidhet? Zgjidhet patjetër një trup hetuese, se prokuroria bën dhe funksionet e hetimit, e cila të jetë e pavarur. Çfarë do ndodhte? Në rastin konkret, nëse akuzohet vëllai i ministrit të Brendshëm, prokuroria ngre komplet grupin e saj hetimor pa përfshirë njerëz apo vartësi shtetërore, që kanë të bëjnë me ministrin, për çfarë arsye? Që hetimi dhe gjithçka që do prodhohet të jetë e besueshme. Nuk ka palë, të cilët kanë interes. Kaq. Kjo s`ka ndodhur.

Ju dyshoni tek i gjithë procesi që ka ndodhur?

Jo, kjo s`ka ndodhur. Fakti ka qenë ky. Këto janë të vërteta, nuk e vë unë. Këto të vërteta, nuk janë në favor të këtyre. Këta gjetën një aktor, aktori që gjetën këta doli po në studio të kolegëve të tjerë, u evidentua. Tashmë është pronë e gjithë publikut se ishte një aktor që tha se ishte shtrënguar, ishte takuar me Taulant Ballën, e kishte marrë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, e kishte marrë prokurori përkatës. Të gjitha u thanë. Tani, kam hapësira të besoj unë, pra jo unë si opozitë, por qytetari i ndershëm? S’e beson dot.

Ndërkohë që ju merreni kryesisht me denoncimin e rasteve, pra të skandaleve dhe siç është ky rasti i Babales. Edi Rama, nga krahu tjetër, vijon një politikë tjetër. Po ul taksat, tatimin për pagat nga 23%, ai po ulet për pagat që janë 130 mijë lekë. Po heq kazinotë dhe po merr një hap drastik në lidhje me një plagë sociale, e cila krijon efekt publik. Pra, duket sikur keni dy rrugëtime të ndryshme. Ju vetëm denonconi, ndërkohë Kryeministri dhe qeveria pretendon se po vepron për të mirën e njerëzve dhe të popullit. Cila është alternativa që i përgjigjeni në këtë rast, sepse ju vetëm denonconi. A ka, prandaj ju pyeta, diçka konkrete?

Të qëndrojmë pak te një element, që të jemi konkret bashkë. Tani, ju nuk mund të më shisni mua hipokrizitë e Ramës për alternativa. T`ju them unë të vërtetat e mia dhe t`i vëmë dhe me ato të ashtuquajturat. Ky Edi Rama kur paraqiti ligjin e bixhozit, dua ta citoj në ligjëratë të drejtë sepse dua të evitoj keqkuptimet. Thotë: ‘Për ata që synojnë të çajnë rrethimet për ligjin ekzistues me metodat që çan koalicionin qeverisës, dikur për mos ta bërë këtë ligj dhe kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti marrëzie kombëtare, jam këtu për të sqaruar mbylljen e tyre”. Në rregull? Pra, ky ka dashur ta bëjë sipas këtij dhe kanë penguar koalicionin. Kështu thotë.

Koalicioni është LSI në këtë rast?

Po pra. Pikërisht në atë kohë, 31 dhjetor 2016, një ditë më pas kishte kaluar ky ligj, i kam deklaruar si kryetar i Grupit Parlamentar, ku janë gati 3 vite më parë. I kam thënë Edi Ramës: “Bixhozi, kjo sëmundje e rëndë shoqërore ka të qartë shërimin. Problemi është shumë i thjeshtë për sa i takon LSI. Kryeministri mund ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e patë të janarit që vijonte menjëherë. Të gjitha votat e grupit të LSI do të jenë pro mbylljen. Në qoftë se një deputet i vetëm i LSI nuk do votonte, ai do përjashtohej nga grupi. Anëtari grupit të LSI që nuk voton, do bëhej anëtar bixhozi”. Ky pas tri vitesh, pasi i “rruajti” mirë e mirë lojërat e fatit, pasi i vodhi të gjitha, personalizoi dhe krijoi gjithë mekanizmin e tij kontroll mbi lojërat e fatit, po krijon këtë mashtrim që s`ka lidhje fare me të vërtetën.

Gjithsesi, ju jeni pro, apo jo?

Unë pyetjen që pres nga media është se ç`pati ky kur kishte një gatishmëri të madhe, pse gënjen ky? Ka një pyetje, pse gënjen Edi Rama? E bëni dot njëherë këtë pyetje? Pse gënjen ky, çfarë ka ky që gënjen? Unë i kam thënë në 2016-ën se kush nuk voton, unë do e përjashtoj nga grupi.

Pyetja jonë është se nuk po marrim vesh se kush po gënjen…

Unë këtu citova në ligjëratë të drejtë. Unë them të vërtetën se unë kam cituar këtë në 2016-ën. Këto të vërteta ndërtojnë të vërtetën e madhe. Kur i harrojnë, duket ky sikur thotë ndonjë çudi të madhe. Ne kemi bërë të qartë një platformë shumë të madhe dhe të rëndësishme, ku është e kundërta.

Ju folët që Edi Rama gënjen. Ju jeni në një marrëveshje apo marrëdhënie me Lulzim Bashën dhe e besoni atë si lider politik, të mazhorancës?

Po, e besoj.