Intervistë / Aurora Mara: “Një forcë politike që investon te rinia është vizionare”

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e renditur e dyta në Qarkun e Dibrës në një intervistë për gazetën ‘Integrimi’ ka deklaruar seprogrami i LSI është ambicioz dhe konkret. “Është punuar dhe vlerësuar nga profesionistë të specializuar sipas fushave. Është një program që i prek problemet që në embrion dhe janë probleme thelbësore për zhvillimin e vendit. Probleme të cilat po i ndeshim çdo ditë”, shprehet Mara. Ajo thekson se një forcë politike që investon në rininë, është një forcë politike vizionare. Jeni kandidate për deputete e LSI-së, e renditur e dyta në listën për Qarkun e Dibrës.

Çfarë do të thotë kjo për ju?

Ndjehem shumë e vlerësuar për besimin që më është dhënë nga LSI. Është angazhim dhe përkushtim i madh nga ana ime. Por jo vetëm i pari dhe i dyti në listë, por nepo punojmë të gjithë kandidatët, në sintoni menjëri-tjetrin dhe metënjëjtinpërkushtim për ta nxjerrë LSI forcë të parë.

Cilat janë problematikat më të ndjeshme në këtë qark dhe cilat janë projektet prioritare për të gjithë qytetarët dibranë?

Problematikat janë ato tënjëjtat në gjithëShqipërinë, siçështëpapunë- sia, infrastruktura, bujqësiadhe po këtojanë projektet prioritare në këtë qark. Cili është objektivi i LSI-së në Qarkun e Dibrës për zgjedhjet e 25 qershorit? Një dhe i vetëm: Të dalë forcë e parë.

 

Pse ka besuar LSI në listat e kandidatëve të rejat dhe të rinjtë? Vihet re një prani shumë e madhe e rinisë në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Si e shikoni ju këtë besim?

Çdo ndryshim vjen merininëdhe ne kemi nevojë për ndryshim, duke filluar nga gjërat bazike. Pastaj rinia ka pasurinë më të madhe pafajësinë, sinqeritetin, dëshirën për të ecur para, guximin, energjinë. A nuk janëkëto që na duhen për të drejtuar më së miri vendin?Një forcë politike që investon në rininëështë forcë politike vizionare.Ky ështënjë investim mbi të ardhmen e vendit.

 

Pse do të jetë, sipas jush, LSI forcë e parë politike. Pse shqiptarët do të vendosin që LSI të jetë forca politike që do të drejtojë qeverisjen e ardhshme?

Koha dhe njerëzitkërkojnë që filozofia e LSI të drejtojë vendin. Ne jemi gati për të qeverisur meprogram konkret dhe kuadro të zgjedhur në radhët tona. Me një eksperiencë të gjatë politike dhe meprova të qarta dhe konkrete në stabilitetin politik të vendit.Ne jemi partia e fjalës sëdhënë dhe shpirti i masës.Promovojmë vlera njerëzore, qetësi dhe dashuri për vendin, paqe, integritet dhe inovacion.Janëpikërishtkëto vlera që po përcjellimanekëndShqipërisë dhe në kuadër tëfushatës elektorale, vlera këto të padiskutueshme në zhvillimin e vendit. LSI ka shpalosur një program para shqiptarëve për të marrë besimin e shqiptarëve.

Cili është vlerësimi juaj në përgjithësi për këtë program dhe shtyllat kryesore të tij?

Programi i LSI është ambicioz dhe konkret.Është punuar dhe vlerë- suar nga profesionistë të specializuar sipas fushave.Ështënjë program që i prek problemet që në embrion dhe janë probleme thelbësore për zhvillimin e vendit. Probleme të cilat po i ndeshim çdo ditë.

Po përsa i përket mbështetjes që LSI ka për gratë dhe vajzat, si në drejtim të fuqizimit ekonomik dhe në drejtim të përfshirjes sa më të madhe në vendimmarrje?

Siç është rinia e rëndësishme në ndryshim, është gruaja në zhvillim. Gruaja është pika më e rëndësishme në shoqëri për vetë faktin që e edukon atë. Gruaja është shtylla e njëshoqërie. Nga gruaja lind vetë jeta dhe këtë shtyllë kaq tërëndësishme qënjëshoqëri tëketë baza të forta duhet ta fuqizosh, duke filluar nga fuqizimi ekonomik. Indipendenca ekonomike është liri. Një grua e lirë dhe indipendenteështë e gatshme të angazhohet në çdo fushë tëjetës dhe të edukojënjëshoqëri tëshëndetshme.

Burimi:( gazeta integrimi / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al