Intesifikohen shërbimet në pemëtore të mollës në Korçë, Kukës, Has dhe Dibër

4Korçë: Java e katërt 25-29 Korrik 2016, facilitatorët kanë ndjekur punën me grupet:

Gjate kësaj jave të gjithë prodhuesit e rajonit të Korçës kanë intesifikuar shërbimet në pemëtore të mollës veçanërisht në ujitje dhe ushqimet gjethore pasi fruti i mollës është në fazën intensive të rritjes dhe përgatitet për fillimin e pjekjes, ku dhe kërkesat për ushqim janë maksimale. Gjithashtu nuk është larguar vëmëndja nga shërbimet e mbrojtjes si kroma dhe krimbi i mollës (breznia e dyte) dhe shumë prodhues vazhdojnë me krasitjen e gjelbër verore (kjo e fundit e marrë shkas nga trajnimet e kryera prej ADAD). Për të gjitha këto shërbime në mënyre të vazhdueshme si ADAD kemi asistuar dhe këshilluar grupet bashkëpunuese të projektit SARED.
Gjate gjithe javes jane informuar prodhuesit me të dhënat e tre qendrave prognoze sinjalizimit Dvoran, Pirg, Zvirine mbi shfaqjen e breznise së dytë të krimbit të mollës dhe kromës se mollës, në konsultë të vazhdueshme me QTTB Korçë dhe vrojtimin fushor të kurthit të ngritur në pemëtoren e Sokol Dilka Voskop u bë shpërndarja e informacionit mbi fillimin e trajtimit kimik për luftimin e krimbit të mollës breznia e dytë. Me grupin Qatrom-Dvoran; janë kryer vizita mbi krasitjen e gjelbër në pemëtoret e Z. Agron Dvorani dhe Z. Evis Sheno, ku janë këshilluar për krasitjen e gjelber për krijimin e kurorës, intesifikimin i ujitjes dhe ushqimit.
3Me grupin Qafzez; jane kryer vizita mbi krasitjen e gjelbër në pemëtoret e Festim Caushit dhe Aleks Aleksi, ku janë keshilluar për krasitjen e gjelbër për krijimin e kurorës, intesifikimin i ujitjes dhe ushqimit.
Me grupin Bilisht-Borsh; vizita tek pemëtoret e Mondi Pasha dhe Ibrahim Hoxha, ku janq dhënë këshilla për krasitjen e gjelbër dhe konsultë teknike mbi shëbimet e kohës në pemëtore për pesticidet, për trajtimet kimike, për kromen e molles dhe krimbin. Gjithashtu është bërë vlerësimi i pemëtoreve, ku janë zbatuar këshillat e marra nga trajnimet e bëra nga ADAD, të cilat janë në gjendje shumë të mirë.
Me grupin Zvirine-Pirg; me grupin u bë vizitë në pemëtoren e Skënder Nurka, ku u fol për shërbimet në ujitje dhe për ushqim gjethor i cili mund të përzihet me insekticid, në mënyrë që fermerët të bëjnë një spërkatje dhe jo dy, duke ndikuar në uljen e kostos së prodhimit.
Me grupin Vranisht; Vizitë pune në grupin e prodhueseve tek pemëtorja e Urim Gegollit, për konsultë teknike mbi shërbimet në pemëtore trajtimi kimik me insekticid në luftën e breznisë ss dytë për krimbin e mollës dhe konsultë teknike për krijimin e një pemëtoreje të rë arre sip 6-7 dyn për vjeshtën që po vjen.

2Dibër: Për tre grupet VC Dibër (Ushtelenxe, Tomin, Kastriot):
Në vazhdim facilitatori ka mbajtur kontakte të vazhdueshme për të nxitur zbatimin e këshillave dhe për ujitjen dhe plehrimin gjethor në mollë dhe krasitjen e gjelber. Ai ka organizuar takime me grupe të vogla në Tomin, Kastriot dhe Ushtelenxë dhe ka vlerësuar gjendjen e pemëtoreve duke identifikuar sëmundjet dhe dëmtuesit në mollë (këpusha e kuqe dhe morri i përgjakshem), kumbull (njollosja e kuqe). Ka asistuar prodhuesit për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve, ujitjen etj. Facilitatori ka vizituar 8 ferma (Florin Torba, Bilbil Zebi, Femi Zebi, Veip Salkurti, Hajri Kaloshi, Rami Begu, Shehat Zollumi,) për tre grupet dhe ka kontaktuar të gjithe pjesëtaret e grupeve, gjithashtu ka nxitur të realizojnë krasitjen e gjelbër dhe kryerjen e shërbimeve të ujitjes, veçanërisht të qershisë. Në takime kanë marrë pjesë dy specialistët e DB Dibër, Jahja Ashiku dhe Avni Koltraka.

Kukës: Për tre grupet VC Kukës (Tregtan, Fajza, Vranisht – Golaj, Zaharisht):

1Has: Në vazhdim facilitatori ka mbajtur kontakte të vazhdueshme për të nxitur zbatimin e këshillave për krasitjen e gjelbër tek kumbulla varieteti Tropojane. Ka organizuar takime me grupe të vogla në Tregtan, Fajza, Vranisht dhe Golaj dhe kanë vlerësuar gjendjen e pemëtoreve duke identifikuar sëmundjet dhe dëmtuesit në molle (kroma), kumbulla njollosja e kuqe, ndryshku tek dardha dhe tek arra (pikëzimin i gjethes). Ka asistuar prodhuesit për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve, ujitjen etj. Janë vizituar 8 ferma dhe janë kontaktuar të gjithë pjesëtaret e grupeve.

Kukës: Gjate kësaj jave faciliatatori ka vazhduar takimet me fermerët e grupit duke u dhënë keshilla mbi krasitjen e gjelbër në kumbull (varieteti Tropojane), si dhe mbrojtjen e pemëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm. Takimi kryesor është zhvilluar në fshatin Nage në pemëtoren e mbjellë me kumbull, të fermerit Naim Doci, ku ishin pjesëmarrës dhe fermerë të tjerë të grupit. Në takim ishte pjesmarrës edhe specialist i DB Kukes Z. Sherif Visha. Janë berë vizita në terren për 6 prodhues dhe të gjithë fermerët e grupit janë keshilluar për vaditjen e pemëtoreve dhe trajtimet kimike sipas rekomandimeve përkatëse.

VC – Fruta & Arrore, Grupet (CD) Korçë, Dibër, Kukës
Periudha: 25-29 Korrik 2016

Korçë: Java e katërt 25-29 Korrik 2016, facilitatorët kanë ndjekur punën me grupet:

Gjate kësaj jave të gjithë prodhuesit e rajonit të Korçës kanë intesifikuar shërbimet në pemëtore të mollës veçanërisht në ujitje dhe ushqimet gjethore pasi fruti i mollës është në fazën intensive të rritjes dhe përgatitet për fillimin e pjekjes, ku dhe kërkesat për ushqim janë maksimale. Gjithashtu nuk është larguar vëmëndja nga shërbimet e mbrojtjes si kroma dhe krimbi i mollës (breznia e dyte) dhe shumë prodhues vazhdojnë me krasitjen e gjelbër verore (kjo e fundit e marrë shkas nga trajnimet e kryera prej ADAD). Për të gjitha këto shërbime në mënyre të vazhdueshme si ADAD kemi asistuar dhe këshilluar grupet bashkëpunuese të projektit SARED.
Gjate gjithe javes jane informuar prodhuesit me të dhënat e tre qendrave prognoze sinjalizimit Dvoran, Pirg, Zvirine mbi shfaqjen e breznise së dytë të krimbit të mollës dhe kromës se mollës, në konsultë të vazhdueshme me QTTB Korçë dhe vrojtimin fushor të kurthit të ngritur në pemëtoren e Sokol Dilka Voskop u bë shpërndarja e informacionit mbi fillimin e trajtimit kimik për luftimin e krimbit të mollës breznia e dytë.
Me grupin Qatrom-Dvoran; janë kryer vizita mbi krasitjen e gjelbër në pemëtoret e Z. Agron Dvorani dhe Z. Evis Sheno, ku janë këshilluar për krasitjen e gjelber për krijimin e kurorës, intesifikimin i ujitjes dhe ushqimit. Me grupin Qafzez; jane kryer vizita mbi krasitjen e gjelbër në pemëtoret e Festim Caushit dhe Aleks Aleksi, ku janë keshilluar për krasitjen e gjelbër për krijimin e kurorës, intesifikimin i ujitjes dhe ushqimit.
Me grupin Bilisht-Borsh; vizita tek pemëtoret e Mondi Pasha dhe Ibrahim Hoxha, ku janq dhënë këshilla për krasitjen e gjelbër dhe konsultë teknike mbi shëbimet e kohës në pemëtore për pesticidet, për trajtimet kimike, për kromen e molles dhe krimbin. Gjithashtu është bërë vlerësimi i pemëtoreve, ku janë zbatuar këshillat e marra nga trajnimet e bëra nga ADAD, të cilat janë në gjendje shumë të mirë.
Me grupin Zvirine-Pirg; me grupin u bë vizitë në pemëtoren e Skënder Nurka, ku u fol për shërbimet në ujitje dhe për ushqim gjethor i cili mund të përzihet me insekticid, në mënyrë që fermerët të bëjnë një spërkatje dhe jo dy, duke ndikuar në uljen e kostos së prodhimit.
Me grupin Vranisht; Vizitë pune në grupin e prodhueseve tek pemëtorja e Urim Gegollit, për konsultë teknike mbi shërbimet në pemëtore trajtimi kimik me insekticid në luftën e breznisë ss dytë për krimbin e mollës dhe konsultë teknike për krijimin e një pemëtoreje të rë arre sip 6-7 dyn për vjeshtën që po vjen.

Dibër: Për tre grupet VC Dibër (Ushtelenxe, Tomin, Kastriot):

Në vazhdim facilitatori ka mbajtur kontakte të vazhdueshme për të nxitur zbatimin e këshillave dhe për ujitjen dhe plehrimin gjethor në mollë dhe krasitjen e gjelber. Ai ka organizuar takime me grupe të vogla në Tomin, Kastriot dhe Ushtelenxë dhe ka vlerësuar gjendjen e pemëtoreve duke identifikuar sëmundjet dhe dëmtuesit në mollë (këpusha e kuqe dhe morri i përgjakshem), kumbull (njollosja e kuqe). Ka asistuar prodhuesit për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve, ujitjen etj. Facilitatori ka vizituar 8 ferma (Florin Torba, Bilbil Zebi, Femi Zebi, Veip Salkurti, Hajri Kaloshi, Rami Begu, Shehat Zollumi,) për tre grupet dhe ka kontaktuar të gjithe pjesëtaret e grupeve, gjithashtu ka nxitur të realizojnë krasitjen e gjelbër dhe kryerjen e shërbimeve të ujitjes, veçanërisht të qershisë. Në takime kanë marrë pjesë dy specialistët e DB Dibër, Jahja Ashiku dhe Avni Koltraka.

Kukës: Për tre grupet VC Kukës (Tregtan, Fajza, Vranisht – Golaj, Zaharisht):

Has: Në vazhdim facilitatori ka mbajtur kontakte të vazhdueshme për të nxitur zbatimin e këshillave për krasitjen e gjelbër tek kumbulla varieteti Tropojane. Ka organizuar takime me grupe të vogla në Tregtan, Fajza, Vranisht dhe Golaj dhe kanë vlerësuar gjendjen e pemëtoreve duke identifikuar sëmundjet dhe dëmtuesit në molle (kroma), kumbulla njollosja e kuqe, ndryshku tek dardha dhe tek arra (pikëzimin i gjethes). Ka asistuar prodhuesit për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve, ujitjen etj. Janë vizituar 8 ferma dhe janë kontaktuar të gjithë pjesëtaret e grupeve.

Kukës: Gjate kësaj jave faciliatatori ka vazhduar takimet me fermerët e grupit duke u dhënë keshilla mbi krasitjen e gjelbër në kumbull (varieteti Tropojane), si dhe mbrojtjen e pemëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm. Takimi kryesor është zhvilluar në fshatin Nage në pemëtoren e mbjellë me kumbull, të fermerit Naim Doci, ku ishin pjesëmarrës dhe fermerë të tjerë të grupit. Në takim ishte pjesmarrës edhe specialist i DB Kukes Z. Sherif Visha. Janë berë vizita në terren për 6 prodhues dhe të gjithë fermerët e grupit janë keshilluar për vaditjen e pemëtoreve dhe trajtimet kimike sipas rekomandimeve përkatëse.

 Burimi:( integrimi.al / E.S )

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al