Ish-‘ylli’ i Real Madridit, Rafael van der Vaart ka bërë një deklaratë befasuese para “El Clasicos”.

Holandezi nuk ka kursyer elozhet për Leo Messin duke e etiketuar si jashtëtokësor që sipas tij nuk mund të ndalet nga askush, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

 “Ai është jashtëtokësor. E pashë atë ditë kundër Sevillas. Është e pamundur ta ndalësh atë. Mendoj kështu sepse ai shfaqet gjithkund, vrapon me topin, por për shkak të shpejtësisë dhe teknikës së tij, nuk mund ta ndalësh atë”, ka thënë Van der Vaart.

Dy skuadrat janë duke u përgatitur për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, e cila zhvillohet sonte, në “Santiago Bernabeu”. Ndeshja e parë, në “Camp Nou”, përfundoi në

barazim 1-1.