ISHMP: Shkelën moratoriumin e pyjeve, gjobit 4 shtetas

Në kuadër të zbatimit të Moratoriumit 10-vjeçar për shfrytëzimin e pyjeve, gjatë inspektimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve, ditën e djeshme dt. 17 mars 2016 ka kapur në flagrancë, 4 shtetas në qarkun Berat.

Këta shtetas kanë qenë në përpjekje për të shpyllëzuar sipërfaqe pyjore me qëllim shndërrimin në ullishte. Në zbatim të pikës 1 nenit 6 të ligjit nr. 5 /2016 “Për moratoriumin në RSH” ndaj shtetasve me inicialet A.S. ; B.N. ; M.S. dhe Z.S. u vendos gjobë në masën 50 milionë Lekë (të vjetra) seicili.Tre nga shtetasit janë shoqëruar në polici, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia shtetasi i katërt.

Kreu i ISHMP-së Z.Ergys Agasi siguron se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe rigoroze në zbatim të Moratoriumit 10 –vjeçar të pyjeve.

Burimi:(integrimionline\E C)

Te shenuara si:

Ju kerkojme ndjese por nuk u gjeten postime te ngjashme.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al