Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë udhëzime sot për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë jashtë kufijve, mbështetur në rekomandimet e OBSH-së për të parandaluar koronavirusin e ri se “nëse sëmureni gjatë udhëtimit, informoni ekuipazhin dhe kërkoni kujdes mjekësor menjëhërë. Personelit të kujdesit shëndetësor tregojini gjithë historinë e udhëtimit tuaj”.

ISHP po ashtu ka informuar se çfarë është koronavirusi, çfarë simptomash ka dhe si mund të mbrohemi prej tij.