Policia e Sarandës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, i dyshuar si autor i 9 vjedhjeve.

Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e  Ylli Gjinika, 42 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë më datë 28.11.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autorë i 8 vjedhjeve dhe konkretisht: Më datë 25.09.2018 është vjedhur banesa e shtetasit B.C. Më datë 02.07.2018 është vjedhur banesa e shtetasit Q.R. Më datë 31.07.2018 është vjedhur banesa e shtetasit K.P. Më datë 08.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit K.L. Më datë 12.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit T.S. Më datë 24.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit P.T. Më datë 06.03.2018 është vjedhur banesa e shtetasit R.R. Më datë 23.03.2018 është vjedhur banesa e shtetasit M.O.

Të gjitha këto vjedhje kanë ndodhur në fshatin Çukë të Sarandës. Nga vjedhjet e kryera në banesat e sipërpërmendura ka rezultuar se Gjika ka vjedhur kryesisht orendi shtëpiake.

Policia e Sarandës ka kryer nje punë të gjerë hetimorë për dokumentimin e veprave të këtij shtetasi i cili rezulton i dënuar edhe më parë ne Shqiperi per vjedhje dhe ne Greqi per trafik lendesh narkotike. Njihet dhe me emrin Ilia Gjinika. Njihet dhe si perdorues i lendeve narkotike.