Një qytetar në Mat që ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga policia.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi më datë 07.02.2018, në bashkëpunim me vëllain e tij në fshatin Baz  Mat, janë futur të maskuar dhe të armatosur në lokalin e shtetasit E.Ç, 25 vjeç, dhe gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik në ajër disa herë dhe  më pas kanë  goditur me qytën e pistoletës duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E.Ç .

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim veprat penale “Kanosje për vrasje”,”Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,”Prishje e qetësisë publike”,”Shkatërrim i pronës”,”Plagosje e lehtë me dashje”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas,  në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

Alban Uka, 27 vjeç, banues në Tiranë

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me datë 07.02.2018, në bashkëpunim me vëllain e tij (shtetasin A.U, i cili është në kërkim),  në fshatin Baz  Mat, janë futur të maskuar dhe të armatosur në lokalin e shtetasit E.Ç, 25 vjeç,  dhe   gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik në ajër disa herë dhe  më pas kanë  goditur me qytën e pistoletës duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E.Ç .

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat për këtë shtetas kia vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”,  për veprat penale “Kanosje për vrasje”,”Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,”Prishje e qetësisë publike”,”Shkatërrim i pronës”,”Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga nenet   84,278/1, 274, 150 ,  89,e 25 të Kodit Penal.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.