Vetëm 16 qytetar jetojnë në ishullin gjerman të Oland. Ishulli ndodhet 1 metër lart nga sipërfaqa e detit dhe shumë herë gjatë vitit qytetarët kanë problem me përmbytjet.

Të gjithë qytetarët e ishullit jetojnë thjesht dhe shijojnë ajrin e pastër dhe qetësin e ishullit. Në ishull ka një mini-market si dhe një kafe. Aksesi bëhet me një tren të vogël i cili është i hapur, si makinë kabrio.

Edhe pse kushtet janë të vështira asnjëri nga qytetarët nuk ka ndërmend të largohet nga ishulli Oland. Në verë sipas qytetarëve ka turist që vizitojnë ishullin thjesht për t’u larguar nga zhurma e qytetit dhe të largojnë stresin.

A do mund të jetonit në një ishull kaq të vetmuar?