Ismail Kadare sot duke mbajtur fjalim në Qendrën e Shtypit në Gwanghwamun, në Seul.

Ismail Kadare fiton çmimin e letërsisë “Pak Kyong 2019” në Korenë e Jugut.

Romanticieri shqiptar ka arritur të rrëmbejë zemrat e lexuesve koreanë me shkrimet e tij, ku vë në pah përvojat historike të popullit shqiptar.

Ismail Kadare konkuroi mes 45 shkrimtarëve të tjerë nga e gjithë bota, ndërsa juria e përbërë nga 7 persona vendosi që ky çmim i takonte shkrimtarit tonë.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet të shtunën në Qendrën Kulturore Toji në Wonju, Provinca Gangwon, dhe shkrimtari do të marrë 100 milion Won (84,173 dollarë ose 76 000 euro), ndërsa Kadare mbajti sot një fjalim në Qendrën e Shtypit në Gwanghwamun, në Seul.

“Shqipëria ka qenë një nga vendet më të izoluara në Evropë. Ishte një vend komunist nën diktaturë, “tha Kadare në frengjisht. “Me kryeqytetin shqiptar Tiranën, një distancë të shkurtër përtej detit Adriatik nga Italia, njerëzit mund të ndjenin ndikimin e botës perëndimore,” tha ai, duke iu referuar viteve ’60. “Por ata kanë vepruar sikur ndikime të tilla nuk ekzistojnë. Ishte e ndaluar të flitej se si bota perëndimore është kaq afër”, tregoi Kadare.

“Kur librat e mi u botuan për herë të parë në botën perëndimore, vendet ishin kombet që Shqipëria i kishte etiketuar armiq. U vlerësua që të drejtat e njeriut nuk respektoheshin në Shqipëri. Duke shkruar romane në një komb të tillë, unë isha në një situatë të çuditshme. Përvojat duhet të reflektohen në veprat e mia”, tha romanticieri shqiptar.

Ky çmim letrar, i titulluar Park Kyung, u krijua në vitin 2011 për nder të të ndjerës Park Kyung (1926-2008), një nga romancieret më shquara të Koresë së Jugut.

Kujtojmë se disa ditë më parë Kadare fitoi edhe çmimin ndërkombëtar të Letërsisë “Neustad 2020”, i cilësuar si NOBELI amerikan.