Testimet po kryhen nga kompania italiane Biotech Takis me qendër në Castel Romano në afërsi të Romës , në bashkëpunim me Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Romë “Spallanzani”.

Testimet për 5 vaksinat e reja janë autorizuar nga Ministria Italiane e Shëndetësisë e rezultatet e tyre priten në mes të muajit maj. Ndërsa eksperimentimi tek njeriu do të nis në muajin shtator.

Eksperimentimi i vaksinës do të nis nga proteina e njohur me emrin “spike”, përmes të cilit virusi sulmon rrugët e frymëmarrjes e mushkëritë tek njeriu.

Këto janë testime par klinike që konsiderohen një hap i rëndësishëm deri tek vaksina për njeriun. Nga këto 5 testime vaksinash do të zgjidhet ajo që do të jap rezultatin më të mirë. Detyra e kësaj vaksine është të prodhoj antikorpet më të fuqishme për të luftuar virusin Covid-19.

Sipas kompanisë Takis, testimet bazohen në krijimin e një vaksine gjenetike me një teknologji të quajtur elektroporazione që injektohet në muskul e shoqëruar me një impuls elektrik, me qëllim hyrjen e vaksinës në celula për të stimuluar sistemin humanitar.

Isntituti Italian i Sëmundjeve infektive Spallazani do të eksperimentojë efektin e vaksinave në celula e aftësinë e tyre për të bllokuar virusin.

“Nëse testimet japin rezultate të kënaqshme, në vjeshtë do të nisin eksperimentimi tek njeriu” thotë menaxheri i përgjithshëm i kompanisë Takis, Luigi Aurisicchio.