IUSY në Tiranë: “Ndërtojmë paqen, të ndryshojmë sistemin”

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mori pjesë në çeljen e punimeve të Kongresit të Internacionales së të Rinjve Socialistë (IUSY), që po zhvillohet në Tiranë. Në aktivitetin me temë “Ndërtojmë paqen, të ndryshojmë sistemin” morën pjesë edhe Kryetari i PS-së, z. Edi Rama, Presidenti i IUSY, z. Felipe Jeldres, Sekretarja e Përgjithshme e IUSY, znj. Evin Incir, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Evropiane, z. Giacciomo Filibeck, deputetja e LSI-së, znj. Kejdi Mehmetaj si edhe mjaft personalitete të tjera të së majtës evropiane dhe asaj botërore.

Duke marrë fjalën gjatë kongresit, Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, pasi rëndësinë e këtij aktiviteti tha se anëtarët e IUSY-t janë një komunitet i mrekullueshëm, që ndan vlerat njerëzore të social-demokracisë dhe të progresit, duke besuar e punuar për një drejtësi sociale, solidaritet e liri.

“Këto vlera dhe këto parime po sfidohen sot nga kërcënimet në rritje, që vijnë nga disa anë të botës. Sfidat që janë të mbushura me përjashtime, intolerancë, varfëri dhe injorancë. Paqja po kërcënohet dhe prosperiteti i kombeve tona është në një rrezik të lartë. Ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe në Mesdhe demonstruan limitet e shoqërisë sonë për të përballuar me sukses këto kërcënime dhe ndryshime të reja, – tha z. Meta.

“Ne jemi dëshmitarë të një vale të dëshpëruar njerëzish që largohen nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar nga terrori dhe shfarosja. Mungon solidariteti dhe ndarja e përgjegjësive. Në vend të përpjekjeve dhe veprimeve të përbashkëta, bota shikon teksa ndërtohen mure dhe idhuj, për të parandaluar që njerëzit e pashpresë të ikin nga zonat e luftës dhe mizoritë që na risjellin në vëmendje kujtimet e kohëve më të errëta”, – theksoi Kryetari i LSI-së.
Z.

Meta u shpreh se të majtë dhe të djathtë luftojnë njëri-tjetrin mbi ideologjinë, duke neglizhuar faktin se paqja është parakusht për përparimin dhe zhvillimin. Sipas Kryetarit të LSI-së, kjo është koha e duhur tani që të jemi të bashkuar dhe t’i japin jetë një vale të re të pjesëmarrjes në demokraci.

“Solidariteti e ka humbur kuptimin dhe është zëvendësuar nga llogaritje të ngushta të përfitimeve të përditshme politike. Të jesh strategjik do të thotë të jesh largpamës. Por dritëshkurtësia mbizotëron dhe Europa sot nuk ka vullnetin të shohë përtej kufijve të saj e kështu harron se ka njerëz njësoj si ata që jetojnë në anën tjetër. Energji të detyrueshme janë të nevojshme për të kapërcyer këtë pengesë të krizës ekzistenciale. Duhet të sfidojmë rrënjët e kësaj situate, teksa ajo është përkeqësuar para syve tanë dhe pabarazia nuk përkon me zhvillimin e qëndrueshëm, hendeku midis atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë sa vjen e rritet, mjedisi po përkeqësohet dhe ekonomia globale e tregjet sjellin pasuri të përqendruar në duart e elitës. Pjesa tjetër po shkon drejt mjerimit”, – deklaroi z. Ilir Meta.

Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Socialiste z. Edi Rama përshëndeti të gjithë delegatët duke thënë se politika është mjeti më i mirë për të sjellë diferencat.
“Dua të filloj me një citim të një aktivisti amerikan i cili tha: “Ai që mendon se është i vogël për të bërë një dallim, asnjëherë nuk është pickuar nga një mushkonjë. Unë vërtet besoj se kushdo mund të bëjë një diferencë pavarësisht nga përmasa dhe vendi ku ndodhet, por është e sigurt se politika është mjeti më i mirë për të sjellë diferencat dhe për të bashkuar forcat. Unë besoj se organizata rinore janë jetësore përsa i përket politikës dhe për përpjekjet e çdo komuniteti që shoqëria të ndryshojë”, u shpreh z. Rama.

Në vijim të fjalës së tij, z. Rama i bëri thirrje të rinjve të internacionales që të vizitojnë Shqipërinë si një vet tepër atraktiv. “Shqipëria është një vend që kur vini njëherë do të dëshironi të ktheheni sërish. Shqipëria ka probleme por ka edhe sekrete, Nuk është asnjëherë e mërzitshme. Duke ardhur këtu dhe duke zhvilluar kongresin tuaj ju po na ndihmoni të rinjtë tanë që të mendojnë si të forcohen”,- tha ndër të tjera kryetari i Partisë Socialiste.

Presidenti i IUSY, z. Felipe Jeldres, theksoi përpara të rinjve të internacionales socialiste se ky kongres po zhvillohet për të vendosur piketat e së ardhmes për të ndryshuar shoqëritë botërore duke u bazuar në parime dhe principe për ta bërë këtë botë më të mirë.
“Ky është kongresi ku ne do të diskutojmë dhe do të reflektojmë mbi atë çka do të ndryshojmë në botë si një organizatë botërore me kapacitetin që kemi për t’i bërë këto ndryshime. Ne duam të ndërtojmë një botë që bazohet mbi principet dhe vlerat.

Unë kam udhëtuar personalisht për të marrë pjesë në të tjera Kongrese të Internacionales Socialiste dhe kam bindjen që të marrësh përgjegjësitë përsipër është sigurisht rruga më e mirë. Dhe ne jemi këtu jo vetëm për të mësuar në mënyrë të vazhdueshme se si mund të bëjmë përmirësime dhe të ndryshojmë shoqërinë, por dhe për të hedhur piketat e të ardhmes në këtë kongres”, – theksoi ndër të tjera Presidenti i IUSY Felipe Jeldres. Pjesë e panelit ishte edhe deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, njëherësh Nënkryetare e LRI-së, e cila mbajti një fjalë përshëndetëse duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të IUSY-t.

“Ky është një moment që të gjithë ne duhet ta shijojmë dhe të mos zgjatemi me fjalime të gjata. 6 vjet para se të përfshihesha në aktivitet e IUSY, mendoj se kemi ecur goxha gjatë. Këtë e kemi bërë të gjithë së bashku, me të gjithë personat e IUSY . Kemi qenë shumë produktiv në të gjitha aspektet dhe për interesin e njerëzve”, – theksoi deputetja Kejdi Mehmetaj.

Në vijim të fjalës së saj, Nënkryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim vuri në dukje sfidat e rinisë shqiptare duke shtuar se ato janë të ngjashme me rininë botërore dhe për këtë duhet të forcohet bashkëpunimi në këtë organizatë. “Ne kemi nevojë që ta forcojmë bashkëpunimin tonë dhe të kemi një mbështetje të rëndësishme që do të bëjmë një politikë më të mirë për rininë në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Tema e këtij kongresi është ‘Të ndryshojmë sistemin’ dhe shpresoj që këto dy ditë do të kemi mundësinë që të shikojmë dhe cilat janë sfidat e rinisë së sotme. Do të bëjmë diskutime të cilat besojmë që do të dalin në përfundim me diskutime dhe me vendime të rëndësishme dhe të nevojshme”, – tha ndër të tjera Nënkryetarja e LRI-së, Kejdi Mehmetaj.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al