Iva Carciu: “Të vendosur fitorja do jetë e jona, për më tepër e fuqisë rinore që Shqipëria ka”

Gjatë aktivitetetit të djeshëm pranë amfiteatrit me anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Kodër Kamzës dhe Bregut Lumit, Iva Carciu, anëtare e Lri prej 8 vitesh shpreh emocionet për krijimin e strukturave të në njësinë 11, punën e palodhur dhe ambicien për të ndryshuar të ardhmen e vendit të saj.

Nga Iva Carçiu:

Ndjehem e privilegjuar teksa gjendem fare pranë dyerve të fakultetit ekonomik të UBT, i cili përveç formimit profesional gjatë këtij 3 vjeçari, më mundësoi krijimin dhe kordinimin e një strukture të paparë të cilët u bashkuam së bashku për më shumë shanse, shanse të cilat arrihen vetëm te Lëvizja Socialste Për Integrim. Kjo arrihet vetëm me punë, duke trokitur në çdo derë, duke u ndalur nga votuesit për herë të parë, deri në moshat e treta për të ndryshuar të ardhmen tonë, për një edukim më cilësor, për punë më të mirëpaguara dhe mirëqenie më të lartë për familjet tona.

Jam e bindur se jemi gati për ti dhënë formë zgjidhjes që Shqipëria ka nevojë, për ti dhënë shanse të barabarta çdo individi që punon e nuk resht së luftuari për të bërë ndryshimin. Vendi i duhur për ta bërë këtë është pikërisht Lëvizja Socialiste Për Integrim, vendi i shanseve të mëdha. Shqipëria mund të bëhet dhe do të bëhet me të rinjtë tanë. Këtë e tregojnë dhe listat e kandidatëve për deputetë ku 19 prej tyre janë të rinj, ku në planin e punësimit pamë qartë që 100000 mijë vende pune janë për ne, rinine. Parlamenti Shqiptar do shkëlqejë këtë vit nga miqtë tanë më të mirë, nga ata të cilët do ngrenë zërin për ne dhe çdo problematikë tonën dhe do të na përfaqësojnë në një mënyre dinjitoze.

Si një ndër përfaqësueset e LRI dua të falenderoj LSI dhe LGI për mbështetjen e tyre të pakursyer, kryetar Gentin për gatishmërinë, Lri për punën e palodhur dhe funksionale. Prandaj ky është momenti, mbështetjet i kemi, shansi është yni dhe i gjithëkujt që ka dëshirën dhe sheh parësore ndryshimin e vendit te tij. Të vendosur fitorja do jetë e jona, për më tepër e fuqisë rinore që Shqipëria ka.

Ne të rinjtë e Bregut Lumit dhe Kodër Kamzës dhe gjithë njësisë 11, po i arrijmë qëllimet tona, me një bashkëpunim të thellë, një frymë pozitive, me qetësi, dashuri dhe pa xhelozi në zgjedhjet e 25 Qershorit jemi forcë e parë. Një tjetër falenderim shkon për presidentin e ardhshëm dhe gjithë strukturat drejtuese e të deleguarit e njësisë 11, për Klajdën, Luanin, Yllin, Sarën, Fionën të cilët pjesën më të madhe të kohës janë pranë nesh, pranë problemeve, vështirësive e gëzimeve të banorëve të njësisë sonë për ti dhënë zgjidhje dhe kjo arrihet vetëm duke votuar Lëvizjen Socialiste Për Integrim. 25 qershori do shënojë një datë historike për gjithë shqiptarët, 25 qershori do nxjerrë LSI forcë të parë në njësinë 11 dhe në mbarë vendin.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al