Ja cilat janë 5 gabimet prindërore që duhet të shmangni

Rritja e një fëmije është një nga  sfidat më të vështira në jetë.  Ju duhet të siguroheni që fëmija juaj të kthehet në një maxhoren të pavarur që zotëron sjellje të denja në një shoqëri të zhvilluar dhe të moralshme.

Shumica e prindërve të sotëm përpiqen më shumë seç duhet  dhe nuk e kuptojnë që nuk sjellin ndonjë të mirë për fëmijën e tyre në këtë mënyrë. Këto janë disa nga teknikat e gabuara që i përdorin prindërit në të gjithë botën e që duhet t’i shmangin patjetër nëse dëshirojnë të kenë një fëmijë joproblematik.

Goditja dhe ndëshkimi

Sot, këto dy teknika janë të vjetëruara dhe kanë efekt të kundërt. Goditja e fëmijës suaj do t’i bëjë ata vetëm të kenë frikë nga ju, por nuk do t’i pengojë që të bëjnë të njëjtat gabime përsëri.

Argumentet dekurajuese

Të veprosh si një autoritar para një fëmije nuk do të bëjë që ata t’ju vlerësojnë më shumë.

Përdorimi i tepërt i mjeteve elektronike që në moshë të hershme

Në ditët e sotme, fëmijët shpenzojnë shumë kohë duke përdorur pajisje elektronike, sepse për prindërit kjo  është një mënyrë e mirë që i mban fëmijët të zënë, shruan bota.al. Sidoqoftë, edhe nëse përmbajtja e informacionit ndaj të cilit është ekspozuar është i përshtatshëm për fëmijët, telefoni nuk mund të jetë kurrë një zëvendësues i barabartë për aktivitetin fizik.

Kontrolli i tepërt

Të jesh prind do të thotë të jesh vazhdimisht i shqetësuar për sigurinë e fëmijës tënd. Sidoqoftë, duke qenë të obsesionuar me çdo lëvizje të tyre, do të keni efekte negative dhe  fëmija juaj mund të bëhet i pasigurt në vetvete.

Mos-shprehja e dashurisë

Shprehja e urrejtjes në formën e abuzimit emocional ose fizik, si dhe mungesa e dashurisë, kanë efekt të dëmshëm në mirëqenien e fëmijës suaj. Kjo sjellje mund të dëmtojë arsyetimin dhe gjykimin e tij/saj.

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al