Ja mesazhi i ngushëllimit që zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama i dërgoi djalit të Liri Belishovës:

Ja mesazhi i ngushëllimit që zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama i dërgoi djalit të Liri Belishovës:

“Tit i dashur!

Ngushëllime për humbjen e mamasë!

Shpirti i saj u prehtë në paqe e shkoftë në parajsë!

Jeta e Liri Belishovës ishte luftë; iu desh ta përballonte atë me sakrifica të mëdha, duke i mbijetuar me dinjitet e kurajo epike ferrit dantesk e duke qënë jo vetëm për ty, modeli i nënës e luftëtares së paepur me dashuri të madhe për jetën!

Jetofsh sa jeta e saj dhe e kujtofsh vetëm për të mirë miku im!”

Kështu i shkruan zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama në mesazhin e ngushëllimit për humbjen e nënës, djalit të vetëm të Liri Belishovës, gjyqtarit Petrit Çomo.

Sot është përcjellë për në banesën e fundit Liri Belishova, ish udhëheqësja e lartë komuniste deri në vitin 1960, kur u dënua nga Enver Hoxha pas prishjes së tij me Hrushovin.

Liri Belishova vuajti për 30 vjet me rradhe familjarisht persekucionin e sistemit për të cilin edhe vetë luftoi, por që pati kurajon qytetare të kërkonte ndjesë për krimet e komunizmit!

Ajo ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al