Vështirë të gjesh ndokënd që nuk pëlqen ato gropëzat e këndshme që krijohen në faqe.

Njerëzit që i kanë, janë me fat dhe duket se në mënyrë të pashmangshme janë tërheqës.

Të quajtura ndryshe shenjat e bukurisë, këto gropëza nuk janë veçse një deformim muskuli në faqe. Mund t’ju ngjallë frikë, por nuk është aspak e rrezikshme për shëndetin veçse tërheqëse.

Sipas një hulumtimi, 20% e të gjithë popullsisë u krijohen këto gropëza.

Shumë njerëz i duan këto shenja dëshpërimisht dhe besojeni apo jo u nënshtrohen operacioneve vetëm për t’i patur. Në vitin 1936 është kriuar gjithashtu një makinë që krijonte këto gropëza falë mekanizmave që vendoseshin në fytyrë.

Në disa kultura besohej se këto gropëza janë fat, por më vonë u vërtetua se këto shenja bukurie janë gjenetike. Nuk mund të keni fat nga hiçi për të patur të tilla vrimëza, por duhet ta keni në genomin e familjes.

Duhet pranuar që njerëzit të cilët qeshin dhe në fytyrë u shfaqen këto gropëza janë shumë të këndshëm ! Kush i ka të qeshë më shumë.