Jemi në sezon festash dhe duket se pushimet na shkojnë ndërmend të gjithëve. Udhëtimet me avion janë të pashmangshme dhe të tilla janë edhe radhët e gjata nëpër aeroporte.

Për të gjithë ata që duan të lehtësohen nga aeroportet e mbushura plot me njerëz, mjafton thjesht të rezervoni një udhëtim herët në mëngjes.

Pavarësisht që dhe humbja e gjumit është e bezdisshme, sa më herët të mbërrini në aeroport aq më pak e bezdisshme do të jetë përvoja juaj me radhët e gjata të njerëzve.

Studimet kanë treguar se, fluturimet herët në mëngjes kanë më pak gjasa të vonohen se ato të pasdites e të mbrëmjes.

Sipas të dhënave të “FiveThirtyEight”, për të shmangur vonesat është mirë të largoheni përpara orës 08:00. Që nga ky orar fillojnë vonesat, derisa arrijnë kulmin e tyre në orën 18:00.

Gjithashtu fluturimet herët në mëngjes janë më pak të prirura për turbulencë, pasi sipas Laboratorit Kombëtar të Stuhive të Rënda shumica e stuhive apo ajri i paqëndrueshëm është gjithmonë në orarin e pasdites.