“Ja pse të rinjtë zgjedhin të bëhen pjesë e LRI-së”

Forum/Flasin drejtuesit e LRI-së, Erisa Xhixho, Besjan Pesha, Ardit Çela dhe Endrit Braimllari
Që nga koha e krijimit, Lëvizja Rinore për Integrim ka qenë dhe vazhdon të mbetet forumi i vetëm politik rinor, në të cilin të rinjtë shqiptarë nga të gjitha trevat e vendit nuk rreshtin të mbështesin dhe të bëhen pjesë e saj. Ky sukses i padiskutueshëm i këtij forumi mund të shpjegohet me faktin se të rinjtë shqiptarë ndihen të vlerësuar për idetë dhe vizionin që ata mbartin, si dhe ndihen të inkurajuar fuqishëm për përfshirjen e tyre direkte në politikë. Drejtuesit kryesor të LRI-së përkatësisht Kryetarja e forumit Erisa Xhixho, Sekretari i Përgjithshëm Besjan Pesha, nënkryetari Ardit Çela dhe kreu i LRI-së së Tiranës Endrit Braimllari tregojnë në forumin e organizuar nga gazeta “Integrimi” arsyet se përse të rinjtë kanë zgjedhur të bëhen pjesë e këtij forumi.

Erisa Xhixho: LRI, një model i ri për politikat e forumeve rinore

LRI ka sjellë një filozofi dhe model të ri të politikave të forumeve rinore, duke vazhduar tashmë së qenuri aktiv jo vetëm gjatë periudhës kur ajo ishte në opozitë,  por dhe tani që forca jonë politike është pjesë e koalicionit qeverisës. Ne kemi bindjen që misioni ynë për të përfshirë të rinjtë në politikë si i vetmi mjet për të ndryshuar të tashmen dhe të ardhmen tonë nuk ka mbaruar, përkundrazi ne po vazhdojmë të jemi aktiv në planin organizativ dhe mediatik në mbrojtje të interesave të të rinjve dhe në kuadër të implementimit të programit tonë rinor qeverisës. Dua t’ju përmend forumet që ne kemi dhe do të vazhdojmë të zhvillojmë për maturën shtetërore ku shumë pikë të rezolutës që ne i kemi parashtruar MASH janë bërë tani pjesë e kësaj reforme. Ne gjithashtu kemi shumë përzemër aktivitet sociale, ku do të përmendja ardhjen në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura me 5 ton ndihma. Ndërkohë që të shtunën më datw 6 shkurt do të zhvillojmë një ekspozitë me punimet e vetë gjimnazistëve dhe të ardhurat që do të mblidhen nga shitjet e tyre do t’i çojmë në ndihmë të zonave të përmbytura në Shkodër. Këto dhe shumë aktivitete interesante do t’i zhvillojmë në ditët që do të vijnë, duke qenë gjithmonë e më shumë të motivuar dhe të bindur qe LRI është i vetmi forum ku secili të gjej veten dhe mbi të gjitha të japë pak nga vetja, pasi kështu dhe LRI do të jetë më e bukur dhe gjithëpërfshirëse. Në të njëjtën kohë do të doja të vlerësoja faktin që gjithmonë e më shumë të rinjtë po sensibilizohen me rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në politikë si një aktivitet që i ndihmon ata të rriten mes miqsh dhe i largon nga kafet, bisedat pa vlerë dhe koha e humbur kot. Ndaj do të ftoja të gjithë të rinjtë që ndjejnë se mund të sjellin diçka të re brenda LRI-së me aftësitë e tyre në fusha nga më të ndryshmet le të vijnë dhe ne do t’i ndihmojmë që vlerat e tyre t’i nxjerrim në pah duke i bërë realitet.

Besjan Pesha: LRI forumi që motivon dhe vlerëson të rinjtë

Lëvizja Rinore për Integrim ka bërë të mundur sjelljen e shumë risive në jetën e të rinjve shqiptare, nëpërmjet aksionit politik “ndryshe” dhe nëpërmjet iniciativave konkrete. LRI është një forum që bën të rinjtë të ndihen të vlefshëm, të dobishëm dhe të respektuar. LRI është një forum që socializon të rinjtë, nëpërmjet aktiviteteve në terren, por nga ana tjetër edhe I inkurajon ata për të ecur përpara, me anë të debateve, shkëmbimit të ideve dhe vlerësimit të propozimeve të shprehura prej tyre për çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë. Jam i bindur se kushdo qe vjen dhe viziton zyrat e LSI-së i bie në sy se sa shumë të rinj ka brenda tyre që bisedojnë, shtrojnë ide, punojnë mbi plane konkrete apo projekte të ndryshme. Dhe një pjesë e mirë e të rinjve që gjeni në zyrat tona janë të rinj, të cilët afrohen pikërisht sepse u pëlqen mënyra e punës në grup dhe çlirshmëria që LRI ofron. Hidhuni një sy forumeve te tjera, kanë zakonisht një kryetar dhe një grup njerëzish që mblidhen veç kur ka nevojë për ta. Impakti social mbi gjithsecilin është 0, ndërkohë që LRI të ndryshon jetën si individ sepse të përfshin dhe angazhon 24 orë në ditë. Nuk e kam fjalën këtu për angazhim brenda forumit, por miqësitë që krijohen, idetë që rrihen, aksionet tona realisht të bëjnë që të mendosh gjithë ditën për LRI. Anëtarësimet e reja nuk kanë pushuar as edhe një ditë në LRI. Kryesisht Lëvizja Rinore për Integrim ka synuar të jetë më pranë grupmoshës 17-22 vjeç, duke qenë edhe një grupmoshë e cila ka vitalitet dhe idealizëm, ndoshta më shumë se grupmoshat e tjera, por gjatë 4-vjeçarit që vjen ne do të punojmë që LRI të rritet ndoshta pak në moshën e sa mesatare duke synuar edhe grupmoshën nga 22-30 vjeç, pra me pak fjalë profesionistët e rinj.

Ardit Çela: LRI, domosdoshmëri e përfaqësimit të të rinjve në politike

Lëvizja Rinore për Integrim u krijua si domosdoshmëri e përfaqësimit të të rinjve në politikë dhe në jetën publike te vendit, në mënyrë të tillë që  rinia të kishte një zë të vetin për të ngritur problemet dhe për të ndikuar në mënyrë të pareshtur për zgjidhjen e tyre. Sot kanë kaluar më shumë se 5 vjet qysh prej themelimit, dhe unë personalisht, edhe si themelues, ndihem krenar për rolin e padiskutueshëm dhe tepër të rëndësishëm që LRI ka dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe. Roli i LRI gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka konsistuar thjesht dhe vetëm në evidentimin e problemeve, por në pjesën dërrmuese të rasteve janë ofruar alternativa dhe zgjidhje konkrete, dhe jo pak herë produkti i dëshiruar është arritur. LRI ka qenë, është dhe do të mbetet partneri më i rëndësishëm i LSI. Këtë e ka treguar aktiviteti i gjithë kësaj kohe dhe duhet thënë se Lëvizja Rinore për Integrim ka qenë një gjenerator energjie, idesh, frymëzimi, por në mënyrë të padiskutueshme edhe mbështetjeje elektorale për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Shumë e kanë konsideruar LSI – në si “ Partia e të Rinjve”. Kjo është absolutisht e vërtetë pasi pjesa dërrmuese e votuesve të LSI-së janë të rinj çka tregon jo vetëm punën e mirë të bërë nga LRI, jo vetëm vëmendjen e jashtëzakonshme që u kushtohet të rinjve në LSI, por njëkohësisht është tregues i vazhdimësisë dhe i afirmimit të LSI edhe në të ardhmen. Të rinjtë kanë qenë të parët që e kanë përshëndetur vendimin e LSI-së për ti dhënë një zgjidhje historike vendit në një moment tepër të vështirë dhe duhet thënë se kjo zgjidhje po përligjet çdo ditë e më shumë. Çdo ditë e më shumë të rinjtë po i afrohen realizimit të ëndrrës së tyre për të lëvizur lirisht në Evropë, njësoj si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre evropian dhe këtu kontributi i LSI-së është i padiskutueshëm. Në të njëjtën kohë, kontributi i LRI-së në qeverisje ka filluar të japë frytet e para ku  në shume fusha, atë të rinisë dhe kulturës, arsimit, punësimit, adaptimit të risive teknologjike bashkëkohore kanë nisur të ideohen dhe zbatohen reforma të propozuara nga LRI. Tashmë është duke u ideuar edhe një formë e re organizimi dhe strukturimi, për t’ju përshtatur edhe më shumë përmasave dhe frymës mbështetëse gjithmonë e në rritje ndaj LRI-së dhe unë mendoj se ekipi drejtues duhet të vazhdojë me ngulm misionin e nisur dhe punën shumë të mirë të bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Eksperienca e krijuar nga përballja me një fluks pune shumë të madh dhe me vështirësitë e jashtëzakonshme në të kaluarën, janë një background shumë i mirë dhe një garanci më shumë për suksesin e të ardhmes.

Endrit Braimllari: Të rinjtë zgjedhin LRI-në, sepse aty ndihen të përkrahur

Ajo çka dua të them për LRI ka të bëjë me faktin se çdo ditë e më shumë ne po na shtohen anëtarë të rinj. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me faktin që ne jemi në periudhë riorganizimi. Çdo ditë po gjejmë një përkrahje gjithmonë dhe më të madhe nga rinia shqiptare. Të rinjtë bëhen pjesë e LRI-së sepse ndjehen të përkrahur aty. Ata bëhen pjesë e strukturave tona, sepse ne në thelb kemi solidaritetin dhe bashkëpunimin, ku çdo ide përkrahet dhe vlerësohet. Ajo çka më bën të ndihem mirë është fryma bashkëpunuese që jep dhe gjen çdo anëtarë i LRI-së. Lëvizja Rinore për Integrim është një vend ku ndeshen idetë dhe marrin zgjidhje problemet e Rinisë. Qëllimi jonë është që të jemi pjese aktive e rinisë duke i dhëne zgjidhje konkrete. Ne kemi një ekip të mirë ku në thelb ka bashkëpunimin, përkrahjen pozitive për çdo anëtar të ri. Ajo ç’ka është e rëndësishme është bashkëpunimi ndërmjet anëtarëve të vjetër dhe atyre të sapoardhurve. Unë ju siguroj se çdo i ri që bëhet pjesë e LRI-së ka përkrahjen maksimale. Qëllimi i punës tonë është forcimi i LSI, por ne nëpërmjet LSI kemi një mundësi të madhe që t’i japim zgjidhje një sërë problemesh që ka rinia shqiptare. Tani një pjesë e drejtuesve kryesorë të LRI-së në pjesë e kontributit real në qeverisje. Performanca e tyre është gjithmonë në shërbim të rinisë shqiptare. Fushata që lamë pas na mësoi se duhet të punojmë shumë për të arritur qëllimet tona. Por nga an tjetër, ne duhet të kemi diçka parasysh se tani jemi një ekip me më shumë eksperiencë. Eksperienca e fituar do të jetë në shërbim të LRI-së. Ajo ç’ka është për tu vlerësuar ka të bëje me përkrahjen dhe motivimin që na japin drejtuesit e LSI-së. Lëvizja Rinore për Integrim është e organizuar jo vetëm se ne punojmë por dhe për mbështetjen maksimale të Ilir Metës. Ne duhet të punojmë shumë për të arritur rezultate gjithmonë dhe më të larta. Planet tona për të ardhmen janë shumë konkrete. Ne do vazhdojmë të  punojmë gjithmonë në favor të rinisë. Tani që jemi pjesë e ekzekutivit kemi mundësi që një pjesë të problemeve të rinisë ne ti japim zgjidhje,detyra jonë është ti qëndrojmë pranë çdo të riu. Oferta jonë për të rinjtë nuk është vetëm politike.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al