Funksionimi siç duhet i zorrëve dhe sistemit tretës ndihmon me rënien në peshë, pastrimin e lëkurës dhe mbajtjen e humorit nën kontroll. Dietologia australiane Anna Paredes ka ndarë disa nga shenjat më të zakonshme që paralajmërojnë për probleme të zorrëve dhe si të përmirësoni shëndetin e zorrës nëpërmjet edukimit të saj.

Kapsllëku dhe sindroma e zorrës së irrituar janë dy shenja që paralajmërojnë se zorrët nuk po funksionojnë siç duhet. Kapsllëku mund të çojë në fryrje të barkut dhe gazra. Gromësirat pas ngrënies lidhen gjithashtu shpesh me shëndetin e dobët të zorrës, dhe mund të jetë shenjë e intolerancës ndaj karbohidrateve.

Lëkura e thatë, puçrrat dhe aknet janë fatkeqësisht shenja që paralajmërojnë për probleme me zorrët, si dhe sistemi i dobët imunitar. Anna sugjeron që të pini 3 litra ujë çdo ditë për të mbajtur zorrët të hidratuar, nga ana tjetër edhe lëkurën dhe shëndetin e përgjithshëm. Shumë gjendje të tjera shëndetësore fillojnë gjithashtu të përkeqësohen nga problemet me zorrët, si pamundësia për të rënë në peshë, depresioni ose mungesa e energjisë.