Ja si do të zgjidhen fituesit me numër të njëjtë pikësh në fakultetin e mjekësisë

mjekeUniversiteti i Mjekësisë ka zyrtarizuar numrin e pranimeve të reja dhe shumën që duhet të paguajnë 888 studentët, që do të presë këtë vit.
Me anë të një njoftimi për shtyp, rektorati i Mjekësisë kundërshton zërat për abuzime me kuotat e tarifat, duke sqaruar se ulja e numrit të pranimeve ka pasur synimin e vetëm: përshtatjen me kapacitetet pritëse.
“Ulja e kuotave për vitin akademik 2016­ 2017 është vendosur nga senati akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për të plotësuar kriteret e akreditimit, si dhe për të përmirë­ suar cilësinë e mësimdhënies. Universiteti i Mjekësisë dëshiron të nënvizojë se në vendimmarrjen e senatit akademik, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje ose presion nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”, nënvizohet në njoftimin e rektoratit.
Në kundërshtim me frymën e përgjithshme të rritjes së kuotave në të gjitha universitetet, ai i Mjekësisë i ka ulur ndjeshëm ato në të gjitha degët, përveç Stomatologjisë e Farmacisë.
Këtë vit, ai do të presë 107 studentë më pak nga vjet. Bashkë me numrin e pranimeve, të cilat gazeta i ka zbardhur edhe më herët, UM ka publikuar edhe tarifën për çdo program studimi.
Vendimi i senatit që mban datën 21 korrik ruan të pandryshuar nga vjet shumën që duhet të paguajnë studentët e nëntë profileve të Mjekësisë. Sipas vendimit në fuqi, të rinjtë duhet të paguajnë vlerën që varion nga 35­45 mijë për program studimi.
CAKTIMI I FITUESVE
Në kushtet ku diferenca e pikëve të mijëra kandidatëve që dëshirojnë Mjekësinë pritet të jetë shumë e ulët, senati i universitetit ka detajuar me një vendim formulën e përzgjedhjes së më të mirëve.
Nota mesatare e provimeve me detyrim të Maturës Shtetërore, që në formulën e përllogaritjes së pikëve ka 35% të peshës, do të jetë vendimtare në fazën finale, kur dy apo më shumë kandidatë me të njëjtat pikë luftojnë për të fituar një vend në këtë universitet. Por, nëse ndodh që edhe rezultatet e Maturës janë të njëjta, kandidatët i nënshtrohen fatit.
“Nëse dy apo më shumë aplikantë rezultojnë me pikë të barabarta, renditja do të kryhet në bazë të rezultateve të Maturës Shtetërore.
Nëse edhe pas renditjes së rezultateve të Maturës Shtetërore ka aplikantë me numër të barabartë pikësh, atëherë këta aplikantë do t’i nënshtrohen përzgjedhjes me short në prani të komisionit përkatës dhe aplikantëve që kanë numër të barabartë pikësh të rezultateve të Maturës Shtetërore”, përcaktohet në vendimin e senatit, që mban datën 21 korrik.
Pranimi i studentëve në ciklin e parë të studimeve te Mjekësia ndahet midis: notës mesatare aritmetike të thjeshtë të Maturës Shtetërore që ka 35% të peshës, po aq ka edhe mesatarja e viteve të gjimnazit, ndërsa 30% e zënë rezultatet e tri lëndëve: Kimi, Biologji e Fizikë.
Gjithashtu, përveç notës mesatare dysheme 6 që ka vendosur qeveria, Universiteti i Mjekësisë ka caktuar një mesatare të dytë si kusht për maturantët që aplikojnë. Në degët më të kërkuara: Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci e Stomatologji, ajo është 8.5, ndërsa në gjashtë degët e tjera: Infermieri e Përgjithshme, Mami, Fizioterapi, Teknik laboratori, Imazheri e Logopedi, mesatarja është 8.

(Burimi:Panorama/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al