Shpesh ankohemi për vendin ku jetojmë duke ndjerë një dëshirë për të emigruar, për tu transferuar kushedi se ku.

Ndoshta ekzistojnë vende më pak të përshtatshme për karakterin tonë dhe mund të jetë që kjo varet nga personaliteti i shenjës tonë. Ekziton një lidhje mes astrologjisë dhe gjeografisë?

Dashi, shenjë e zjarrit (21 Mars-20 Prill)

Energjik dhe dominues, i udhëhequr nga planeti Mars, me siguri do të pëlqejë qytetet e mëdha dhe vendet me shumë njerëz, kryeqytetet dhe metropolet, të gjitha vendet ku mund të shprehë kurajon që e karakterizon.

Demi, shenjë e Tokës (21 Prill – 20 Maj)

Kjo shenjë e qetë dhe e rezervuar preferon vende të qeta, të zhytura në shoqërinë e fshatit dhe natyrës. Shtëpia dhe familja janë qëndra e jetës së tyre dhe në këtë kontekst, një fshat ose një vend I vogël do të ishte ideal për ta.

Binjakët, shenjë e ajrit (21 Maj – 21 Qershor)

Kuriozë, ironik dhe me fantazi Binjakët tërhiqen nga shtetet e bashkuara, me shpirtin e tyre pioner dhe eksperimental, me idealet e tyre për paqe dhe tolerancë. Të shkathët dhe të pajisur me aftësi si shkrimtarë dhe orator, e dua qytetin e madh dhe pallatet me shukë kate. Është rasti i grataçelave në Neë York apo Los Angeles.

Gaforja, shenjë e Ujit (22 Qershor – 22 Korrik)

I udhëhequr nga Hëna, i ndjeshëm, receptive dhe i rezervuar, Gaforrja urren vendet me rrëmujë dhe adhuron vendet afër ujit, qytete me det ose afër një lumi. Si Stambolli, Amsterdami ose Venecia që janë vende ideale për të lindurit e kësaj shenje.

Luani, shenjë e Zjarrit (23 Korrik – 22 Gusht)

I dominuar nga Dielli, altruist, bujar, dhe me vullnet Luani e do jetën e bukur në ajër të pastër, me hapsira të bollshme e shumë dhoma, vende ku mund të lëvizësh lirisht.

Virgjëresha, shenjë e Tokës (23 Gusht – 22 Shtator)

Natyra nervoze, modeste dhe e kujdesshme e Virgjëreshës zakonisht urren rrëmujën dhe ndërhyrjet. Për këtë motiv privilegjon mallet larg metropoleve, si e dashuruar pas shëndetit dhe kujdesit, dashuron natyrën dhe pyjet.

Peshorja, shenjë e Ajrit  (23 Shtator – 22 Tetor)

Elegantë, gazmor por dhe refleksivët Peshore gjenden mirë në atmosfera me gjallëri dhe që stimulojnë kreativitetin dhe kënaqësitë e të jetuarit.

Akrepi, shenjë e Ujit (23 Tetor – 21 Nëntor)

Magnetikë, enigmatikë dhe të ndikueshëm, ata duan qetësinë dhe vendet afër ujit, plazhet dhe të shkojnë për peshkim, lumenjtë dhe liqenet. Edhe udhëtimet me varkë duken ideale për këtë shenjë kurajoze dhe e dashuruar me sfidat.

Shigjetari, shenjë e zjarrit (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Bujar, entuziastë dhe bamirës, Shigjetarët aventurierë të udhëhequr nga planeti i Jupiterit duah hapsira të mëdha dhe pejsazhe mali duke qënë pionerë të lindur.

Bricjapi, shenjë e Tokës (22 Dhjetor – 20 Janar)

Të rreptë dhe zakonisht seriozë, si Virgjëresha dhe Demi, ata pëlqejnë vendet e qeta ku të relaksohesh dhe të largohesh nga mërzia dhe rrëmuja.

Ujori, shenjë e Ujit (21 Janar – 19 Shkurt)

Rebelë dhe të shoqërueshëm, por dhe kokëfortë dhe të ngurtë në bindjet e tyre, idealistë dhe shpirtëror adhurojnë vendet ekstravagante dhe pak të izoluara, me mundësinë për të takuar shumë njerëz.

Peshqit, shenjë e Ujit (20 Shkurt – 20 Mars)

Shenja e fundit e zodiakut me karakter shumë kompleks, me fantazi, ëndërrimtar dhe kurioz e romantic, tërhiqet nga hapsirat pa fund dhe madhështore.