Nga Eglantina Mirashi / Faktori LSI në Lezhë, rritja e madhe e saj mes tensioneve dhe debateve

Tradicionalisht votuesit e qarkut të Lezhës ndër vite para krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë qenë të prirur të zgjedhin mes dy partive të mëdha, sepse partitë më të vogla i kanë parë me mjaft skepticizëm. Por krijimi i LSI-së në 2004 filloi të ndryshojë në mënyrë të menjëhershmë këtë traditë dhe rrjedhimisht balancat historike në këtë qark. Viktor Tushaj një ndër themeluesit e LSI së Shqipërisë njëkohësisht dhe themelues dhe drejtues i LSI në Lezhë që nga krijimi i saj dhe në vazhdim ka ditur me shumë kujdes të investojë besim bashkë me strukturat që kjo forcë politike të njohë vetëm rritje. Z.Tushaj kandidoi në 2005 për deputet , kandidoi më 2007 në bashkinë Lezhë në emër të koalicionit të majtë dhe fitoi, kandidoi më 2011 në emër të koalicionit të djathtë dhe përsëri fitoi.

Ndërkohë votat dhe anëtarët e LSI shtoheshin çdo ditë . Kandidimi i Znj. Monika Kryemadhi në zgjedhjet parlamentare të 2013 i bëri zgjedhjet në këtë qark, mjaft specifike dhe garën shumë interesante. Ajo me energjinë dhe përkushtimin e saj i dha një hov të madh rritjes së LSI dhe ofrimit të mjaft potencialeve pranë radhëve të saj dhe mbi të gjitha solli një mbështetje të madhe për të rinjtë . Me gjithë fushatën në dukje harmonike, PS ishte mjaft e interesuar që LSI të mos marrë asnjë mandat në Lezhë. Sigurisht dhe PD me të njëjtin ritëm luftonte me çdo kusht tkurrjen e LSI çka do të çonte në mos marrjen e mandatit. Mes presioneve dhe incidenteve të shumta ku Lezha ishtë një ndër qarqet me përplasjet më të mëdha me një të vdekur e disa të plagosur, njerëzit e LSI nuk u stepën për asnjë moment, por përkundrazi luftuan me mish dhe me shpirt për secilën votë anë e mbanë qarkut ku rezultati konfirmoi deputete të Lezhës Znj. Kryemadhi me 10.98 % , me 8820 vota në qark.

Në zgjedhjet vendore të 2015 rikandidoi për bashkinë e Lezhes po në koalicion me PS Viktor Tushaj por nuk arriti të rimerrte bashkinë edhe pse puna e bërë nga Z. Tushaj 8 vite në drejtimin e bashkisë ishte jashtëzakonisht e madhe dhe po kaq e madhe rritja e votuesve të LSI-së dhe kësaj here. Por ndikimi i punës së LSI së Lezhës dhe Viktor Tushës duket se u reflektua shumë shpejt dhe qartë në zgjedhjet e 25 Qershorit ku LSI në Lezhë pati rritje me mbi 1500 vota më shumë se në 2013 vetëm në Bashkinë e Lezhës, po ashtu me rritje të konsiderueshme në rrethet Kurbin dhe Mirditë.

Sigurisht që dhe kësaj fushate nuk i munguan incidentet dhe rastet e dhunës të iniciura nga segmente që donin me çdo kusht të trembnin dhe të largonin votuesit e LSI, por kjo nuk ndodhi sepse qytetaret Lezhjanë i qëndruan besnik LSI-së, nuk pranuan as të bliheshin e as të shiteshin dhe nuk harruan punën e mirë të bërë nga z.Tushaj për qytetin e Lezhës i cili dy mandatet e tij mundi ti mbyllë me një bilanc të kënaqshëm arritjesh që përveçse janë vlera të konsiderueshme në investime, më e rëndësishme është rritja e cilësisë së jetës së komunitetit lezhjan e më gjerë.

Ndaj për këto dhe më shumë qytetarët Mirditorë, Kurbinas dhe Lezhjan vazhduan të besojnë LSI-në, të besojnë Viktor Tushën si zërin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë si të vetmin shans për të patur një derë të hapur, një vend ku do të dëgjohen dhe një shpresë për më shumë humanizëm se kudo tjetër. Ndaj sot me një motiv akoma më të madh me Kryetare, Monika Kryemadhin, LSI do të njohë fuqizim, rritje dhe mbështetje akoma më të madhe në Lezhë dhe në mbarë Shqipërinë.

Eglantina Mirashi 

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al