Kryetari i Parlamentit të Britanisë, John Bercow tha se ai do të qëndrojë në këtë detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme në 31 tetor.

Duke folur në Parlament, Z. Bercow tha se “mandati” i tij 10-vjeçar po i afrohej fundit dhe ishte një “nder dhe privilegj i madh” që i ka shërbyer këtij vendi, raporton BBC.

Nëse nuk do të kishte zgjedhje të parakohshme, ai tha se 31 tetori do të ishte data “më pak përçarëse dhe më demokratike”.

Ish-deputeti i Tori pasoi të ndjerin Michael Martin si Kryetar në 2009.

Ai është përballur me kritika të ashpra nga anëtarë të Brexit, të cilët kanë vënë në dyshim paanshmërinë e tij për çështjen e Evropës.

Bercow tha që ai kishte vendosur që në zgjedhjet e 2017 që ky të ishte Parlamenti i tij i fundit si Kryetar.

Gruaja e tij, Sally, ishte pjesë e publikut ndërsa Bercoë deklaronte dorëheqjen e tij nga zgjedhjet e ardhshme.