Me ngjyrat e duhura dhe tualeti mund të trasformohet në një hapësire plot design. Në mobilimin e tualetit, zakonisht tonalitetet më të përdorura janë ato të blu-së dhe të gjelbërtës, ngjyra që na kujtojnë ujin dhe na afrojnë me të. Është e mirëpritur ama dhe zgjedhja e ngjyrave më të gjalla, si e verdha, portokalli, e kuqe, ose e ngjyrave më të errëta si e zeza apo gri-ja. Pavarësisht shijeve personale, të cilat do të ndikojnë në zgjedhjen e ngjyrave të mobiljeve – duhet të dini që zgjidhja e ngjyrës do të ndikojë dhe në humor duke trasmetuar emocione dhe ndjenja të veçanta. Pra, kini kujdes dhe jepini rëndësi zgjidhjes së ngjyrave për tualetin e ri, për mobiljet dhe për veshjet.

Për të personalizuar ambientin e tualetit shfrenoje fantazinë duke zgjedhur ngjyrat që i përshtaten më shumë personalitet tënd, sepse asgjë më shumë se sa ngjyra mund të trasformojë tualetin në një vend plot jetë dhe hare. Gjatë këtij proçesi duhet të kemi kujdes dhe për hapësirën e tualetit: në ambiente të vogla nuk duhet të zgjedhim ngjyra të errëta ose me impakt shumë të madh vizual, por nëse këto janë ngjyrat që të pëlqejë dhe nga të cilat nuk do të heqësh dorë, atëherë duhet të përdorësh pasqyra për të zgjeruar ambientin.

Amora ronbow 3.16.17