Janë zbuluar në Bullgari nga arkeologët eshtrat e njeriut më të vjetër në Europë, i cili ka jetuar 45 mijë vite më parë.

Eshtrat e tij u gjetën pranë një bizoni dhe një dreri, ndërsa në qafë mbante të varur një dhëmb ariu.

Zbulimi tregon që migrimet e para të Europës me njerëz, kanë filluar para diku 45 000 viteve, duke dëshmuar se në Europë ka pasur njerëz edhe para neandertalëve.

Arkeologet janë duke hulumtuar në shpellën që njihet me emrin Bacho Kiro, e cila për herë të parë ishte zbuluar më 1970 dhe gjendet pesë kilometra larg qytetit të Dryanovo.

Analizat e reja që janë bërë nga dy skuadra të hulumtuesve kanë zbuluar eshtra dhe dhëmbë në shpellë, por për shkak se eshtrat kishin qëndruar për mijëra vjet në dhe ishte e pamundur të vërtetohej menjëherë se kujt i takonin ato.

Rezultatet janë publikuar në revistën “Nature Ecology & Evolution”, që tregojnë eshtrat që i takojnë bizonëve, drerëve dhe kafshëve të tjera kurse disa të tjera janë definitivisht eshtra njerëzore.

Një studim i ndarë i publikuar në “Nature” ka zbuluar shtatë “hominins” antik në mbetjet e fosileve. ADN e tyre është nxjerr më sukses nga gjashtë prej tyre.

europa-3.jpg