Joao Torres: Roli i LRI në arenën ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm.

9Të pranishëm në Kampingun e LRI-së në Jalë ishin dhe dy deputetët e Partisë Socialiste të Portugalisë, z. Joao Torres dhe z.Ivan Gonçalves.

Në një intervistë për media, deputeti i Partisë Socialiste të Portugalisë, Joao Torres, e cilësoi si tepër të rëndësishëm rolin e Lëvizjes Rinore për Integrim edhe në arenën ndërkombëtare.

“Unë mendoj se roli i LRI në arenën ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm. Ju tashmë keni Zv. Presidentin në Internacionalen e te rinjve socialist. Evropa, në fakt e gjithë bota, po përballet me probleme të mëdha dhe të ndryshme. Ne kemi një sërë sfidash si socialdemokratë dhe e vetmja rrugë për t’u përballuar me këto probleme është duke forcuar marrëdhëniet tona, ndërmjet vendeve ashtu dhe marrëdhëniet midis kulturave dhe organizatave. Kjo është një mundësi shumë e mirë për ta bërë bashkëpunimin tonë më të fortë midis forumit portugez dhe LRI-së. Ne jemi të gatshëm për të përkrahur organizatën tuaj, në këtë rol të rëndësishëm që po luani dhe do luani në të ardhmen”, theksoi z. Torres.

I pyetur se cili do të ishte mesazhi i tij për gjithë të rinjtë shqiptarë, deputeti i Partisë Socialiste të Portugalisë u shpreh se të rinjtë kurrë nuk duhet të dorëzohen, por duhet të vazhdojnë të luftojnë për lirinë, barazinë dhe për një botë më të mirë. Deputeti Torres deklaroi se kjo mund të arrihet edhe duke u bërë pjesë e një partie si LSI.

“Mesazhi im është shumë i thjeshtë. Besoni në bukurinë e ëndrrës tuaj, besoni në bukurinë e ëndrrës tonë si socialistë dhe socialdemokratë dhe kurrë mos u dorëzoni, vazhdoni të luftoni për lirinë, barazinë dhe së bashku ne mund të kemi një botë më të mirë, një Evropë më të mirë. Kjo është arsyeja pse ne jemi në Shqipëri dhe ju falënderojmë shumë që na ftuat. Mendoj se çdo i ri në Evropë duhet të luftojë, sepse ne nuk duhet të jemi një gjeneratë si ajo e shkuara. Kjo është e vështirë, sepse ne duhet të luftojmë shumë dhe kjo mund të arrihet edhe duke u bërë pjesë e një partie si LSI”, – u shpreh Joao Torres.

 

Intervista e plotë me dy deputetët e Partisë Socialiste të Portugalisë, z. Joao Torres dhe z.Ivan Gonçalves

 

Cili është mendimi juaj rreth këtij kampi këtu. Pra, si ju duket organizimi në përgjithësi?

 

Joao Torres: Përshëndetje! Është kënaqësi të jem këtu me ju në Shqipëri. Ndodhem për herë të parë në Shqipëri, por gjithashtu dhe në Ballkan. Ky është një vend shumë i bukur. Ne patëm mundësi të shikonim bregdetin e bukur, malet e bukura dhe bukuritë e tjera natyrore. Dhe është shumë e rëndësishme për ne, për të forcuar marrëdhëniet midis forumit rinor portugez dhe LRI. Është një organizim perfekt. Ne në Portugali organizuam një Summer Camp për të promovuar të rinjtë evropian socialistë në 2015, por më duhet ta pranoj që këtu organizimi është perfekt. Kështu që ju përgëzoj për këtë punë dhe për atë çka jeni duke bërë për vlerat tona, për të ndarë këto vlera të përbashkëta dhe ju falënderojmë shumë që na ftuat të jemi këtu me ju.

Ivan Gonçalves: Ne ndihemi shumë mirë këtu, por përpos kësaj këtu shohim se sa e madhe është kjo organizatë dhe çdo gjë është perfekte. Shqiptarët nuk ndryshojnë shumë nga portugezët, në fund ne jemi mesdhetar. Është hera ime e parëgjithashtu në Ballkan, kështu që asnjëherë nuk kam takuar shqiptarë dhe është privilegj për mua të jem këtu. Sigurisht mendoj të kthehem përsëri këtu.

Si e shikoni rolin e LRI-së me atë çfarë keni parë këto ditë por edhe me bashkëpunimin që keni pasur deri më tani?

 

Joao Torres: Unë mendoj se roli i LRI në arenën ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm. Ju tashmë keni Zv. Presidentin në Internacionalen e te rinjve socialist. Evropa, në fakt e gjithë bota, po përballet me probleme të mëdha dhe të ndryshme. Ne kemi një sërë sfidash si socialdemokratë dhe e vetmja rrugë për t’u përballuar me këto probleme është duke forcuar marrëdhëniet tona, ndermjet vendeve ashtu dhe marrëdhëniet midis kulturave dhe organizatave. Kjo është një mundësi shumë e mirë për ta bërë bashkëpunimin tonë më të fortë midis forumit portugez dhe LRI-së. Ne jemi të gatshëm për të përkrahur organizatën tuaj, në këtë rol të rëndësishëm që po luani dhe do luani në të ardhmen.

Ivan Gonçalves: Kjo është një sfidë e re dhe kërkon që të rinjtë të përfshihen në politikë. Por sfida më e madhe është hyrja në Bashkimin Evropian, pra ne kemi sfida të përbashkëta. Por ne duhet të punojmë për një Evropë më të mirë, prandaj duhet që të përfshish të rinjtë në politikë dhe ju po e bëni këtë në mënyrën e duhur dhe besoj që ju jeni organizata rinore më e madhe në Shqipëri. Dhe po e bënë këtë në mënyrën e duhur dhe kjo është një gjë shumë e mirë dhe për organizatat e tjera rinore socialiste në Evropë.

A mendoni se duke investuar te të rinjtë, siç ka bërë LRI dhe forumi juaj portugez, a mendoni se investimi te të rinjtë mund të sillte një përmirësim të Partive Socialiste dhe Socialdemokrate?

Joao Torres: Po, është shumë e rëndësishme që të angazhohen të rinjtë në politikë dhe në politikat ndërkombëtare evropiane, pasi kështu mund t’i japim një pamje të re Evropës. Unë dëgjova fjalimin e z. Meta në mbrëmjen e parë ai në pikëpamjen time tha një gjë shumë të rëndësishme. Ai tha që është më mirë që të ndërtojmë Evropën këtu në Shqipëri. Kështu që ne duhet të ndajmë vlerat evropiane, vlerat e vërteta evropiane, vlerat e solidaritetit, barazisë në çdo vend evropian. Kështu mund të rindërtojmë Evropën ashtu siç duam ne dhe të rinjtë socialistë dhe socialdemokratë kanë një rol në këtë pjesë, por edhe të rinjtë në përgjithësi dhe kështu mund të jemi të kënaqur me Evropën dhe botën në të cilën jetojmë. Nëse duam ta ndryshojmë, ne duhet të mbrojmë patjetër vlerat evropiane në atë mënyrë që ndoshta prindërit tanë apo gjyshërit nuk janë të gatshëm për ta realizuar. Të rinjtë janë pikërisht personat e duhur për të ndërtuar Evropën dhe për ta bërë ashtu siç duam. Nëse e shikoni politikën evropiane kohët e fundit, ju mund të kuptoni që ne jemi të bllokuar midis dy blloqeve: neoliberalëve dhe nacionalistëve të djathtë. Ju këtu nuk e keni këtë problem, por në Portugali po. Ne duhet të ndryshojmë dizajnin e socializmit dhe kjo mund të arrihet duke përdorur aktorë të rinj për të bërë këto ndryshime politike në Evropë. Sepse është shumë e vështirë të bësh ndryshime dhe gjëra të reja pa angazhuar të rinjtë.

Si e keni filluar karrierën dhe a keni ambicie të tjera për të mbërritur më lart?

Joao Torres: Unë kujtoj që forumi portugez në vitin 2002 donte të hapte zyrën e partisë në qytetin tim me një mikun tim, sepse ai ishte socialist dhe donte të ishte anëtarë i partisë… Kjo është një histori shumë e rëndësishme, por mbi të gjitha një moment shumë i rëndësishëm për mua, pasi u bëra anëtar i partisë dhe 1 vit më vonë mund të them që fillova karrierën time politike. Fillimisht isha koordinator, më pas përfaqësues i të rinjve në qytetin tim. Në 2012 isha sekretar i përgjithshëm dhe pas zgjedhjeve që u zhvilluan në tetor unë jam anëtar i parlamentit. Gjëja më e rëndësishme është që të arrijmë të realizojmë ndryshimet e duhura që i nevojiten vendit tonë dhe Evropës. Jam modest, por jam i lumtur dhe krenar për karrierën time politike, por kjo është gjëja më e rëndësishme që kjo karrierë politike merr kuptim me njerëz të tjerë që ndajnë të njëjtat vlera në të gjitha vendet e Evropës.

Ivan Gonçalves: U bëra pjesë e kësaj partie kur isha 20 vjeç. Kam studiuar inxhinieri dhe kam qenë pjesë e strukturave të partisë së universitetit, më pas pjesë e strukturave të qytetit. Gjëja kryesore që më bëri të jem pjesë e kësaj partie ishte që e konsideroja veten një person liberal. Në qoftë se nuk je i kënaqur me barazinë, drejtësinë dhe nëse do të bësh diçka për shoqërinë duhet të jesh pjesë e një partie dhe të kesh një rol politik. Në fakt, kur u bëra pjesë e kësaj partie, nuk e kam menduar që do të arrija deri këtu. Çdo gjë rrjedh natyrshëm, por gjithashtu ngaqë është një skuadër që punon shumë dhe çdo ditë. Unë jam përfaqësues i shumë të rinjve dhe i strukturës.

Cili është mesazhi juaj për të gjithë të rinjtë shqiptarë?

Joao Torres: Mesazhi im është shumë i thjeshtë. Besoni në bukurinë e ëndrrës tuaj, besoni në bukurinë e ëndrrës tonë si socialistë dhe socialdemokratë dhe kurrë mos u dorëzoni, vazhdoni të luftoni për lirinë, barazinë dhe së bashku ne mund të kemi një botë më të mirë, një Evropë më të mirë. Kjo është arsyeja pse ne jemi në Shqipëri dhe ju falënderojmë shumë që na ftuat.

Ivan Gonçalves: Për ta mbyllur, unë mendoj se çdo i ri në Evropë duhet të luftojë, sepse ne nuk duhet të jemi një gjeneratë si ajo e shkuara. Kjo është e vështirë, sepse ne duhet të luftojmë shumë dhe kjo mund të arrihet edhe duke u bërë pjesë e një partie si LSI. Dhe vetëm në këtë mënyrë mund të bësh ndryshimin dhe ne po punojmë shumë në partinë tonë, në Parlament për të bërë ndryshimin dhe për ta bërë botën më të mirë.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al