Jurgen Sinani: “Promotorët e çdo iniciativë madhore janë vetë të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim”

Në çdo qytet të Shqipërisë të rinjtë janë forca kryesore, janë ata që janë prezentë në çdo aktivitetet që Lëvizja Socialiste për Integrim organizon. Të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë treguar dhe vazhdojnë ta tregojnë që janë organizues të zotë, dhe të parët që marrin nisma të rëndësishme për strukturat e tyre.

Unë jam një prej tyre, dhe jam me fat që punoj me miqtë më energjikë të Shqipërisë të cilët duan që vendi ynë të përmirësohet akoma e më tepër! Lëvizja Rinore për Integrim ka treguar se është një derë e hapur për të rinjtë që duan të punojnë për idetë e tyre, dhe që Shqipëria të integrohet me pjesën tjetër perëndimore.

Promotorët e çdo iniciativë madhore janë vetë të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim, janë ata të cilët dëgjohen dhe iu merret mendim, sepse çdo drejtues në Lëvizjen Socialiste për Integrim ka besim tek forca zhvilluese që ka rinia në këtë vend.

Mosha mestare 16 deri në 35 vjeç rezulton pjesa që mbështet më shumë Lëvizja Rinore për Integrim, sepse Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetmja forcë që u jep një shans të rinjve për punësim e arsimim më të mire se sot. Lëvizja Socialiste për Integrim ka një plan konkret për arsimin, ka një plan konkret për punësimin, ka një plan konkret për t’ju siguruar të rinjve shqiptarë një të ardhme të sigurtë, dhe zhvillim ekonomik për vendin.

Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe strukturat e saj po punojnë çdo ditë për këtë gjë ashtu siç ka treguar se është e hapur për ide lidhur me programet e saj elektorale. Të rinjtë shqiptarë janë garancia e fitores së madhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e këtij viti.

Nuk ka gjimnaz, universitet apo ambjente edukimi ku nuk ka strukturë të Lëvizjes Rinore për Integrim mijëra të rinj në çdo qytet kanë përqafuar idetë e Lëvizjes Socialiste për Integrim për një Shqipëri më të mirë, për një të ardhshme europiane të Shqipërisë.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al