Juventus- Milan, vazhdon të prodhojë lajme dhe polemika.

Gjyqtari Fabri që gjykoi ndeshjen e cila përfundoi 2-1 për Juventusin, nuk do të gjykojë as kësaj jave.

Një penallti e padhënë ndaj Milanit pas një topi të prekur me dorë nga Aleks Sandro, mban ndezur ende polemikat.

“Il Giornale” zbardh një bisedë që kryesori Fabri ka bërë me dhomën e VAR, ku ndodhej Kalvareze.

Ky i fundit ka thërritur Fabrin që të monitorojë rastin në monitor, por kryesori tejet nervoz është mësuar ti ketë thënë se nuk kishte nevojë për ta riparë rastin, edhe pse shkoi përpara monitorit.

“Vendos ti, nëse nuk do të ndihmohesh nga ne…”, mësohet ti ketë Kalvreze nga dhoma e VAR.