Destinacioni Premier League duket se është venitur për Mario Mandzukic, por një fije shprese vjen nga Gjermania. Kroati është një tjetër emër që duket se uk do të jetë pjesë e listës së trajnerit të bardhezi Maurizio Sarrit. Furnizimi me sulmues të rinj i ka mbyllur shanset kroatit të jetë pjesë e skuadrës ndaj ai kërkon një aventurë të re.

Meqenëse hipoteza e transferimit në Premier League është hedhur poshtë, Bayern Munich vjen me një ofertë konkrete. Sipas “Tuttosport” Bayern do të kompletojë skuadrën dhe të kthehet në majat e futbollit europian. Klubi do t’i garantonte atij pagën aktuale 5.5 milionë euro por jo në pozicion titullar pasi Lewandovski mbetet i pazëvendësueshëm. Kovac mendon se me një ofertë të mirë mund të bindë bardhezinjtë për transferimin e kroatit.